E bija i shkruan letër Dritëro Agollit: Të pashë në ëndërr sot…

Nga Elona Agolli

Të pashë në ëndërr sot, ditënatë e martë, 27 nëntor, 1 ditë para festës së Flamurit . Ishe ulur në një karrige në një verandë të lartë pa dritare e xhama, nga ku kishe dëshirë të shihje qytetin.

Kishe ftohtë babushi im, paçka se rroba të trasha i kishe të veshura. Unë vrapoja e merakosur të gjeja një batanije të ta hidhja krahëve e të mbuloja mesin . E gjeta në një recepsion hoteli, ku radha ishte e gjatë , por pritja ime shumë e shkurtër. Pasi dashuria për ty ishte e pamatë dhe asnjë pengesë nuk mbante furinë e saj.

Erdha, të gjeta duke më pritur; të hodha krahëve mbulesën. Të mbështolla me ngrohtësi babushi im .

Të lashë ngrohtë…(konica.al)

———————-

LEXO EDHE: Helena Kadare rrëfen: Biseda e fundit me Sadije Agollin dhe premtimi i pambajtur

Muaj më parë kur Elona Agolli më njoftoi për botimin e tregimeve të “fshehura” të së ëmës, i kam shkruar Helena Kadaresë për ta pyetur se ç’dinte ajo për këtë letërsi të strukur, të gruas shkrimtare të Dritëro Agollit dhe nëse mund të bëhej një bisedë për shoqen e saj të rinisë. Helena u përgjigj menjëherë pozitivisht, duke dalë jashtë “kanoneve” që i ka vënë vetes si një grua diskrete, larg mediave.

Shoqja e saj e rinisë, një rrëfim për të, bëhet shkas për një bisedë mbi letërsinë e grave, letërsinë e grave shkrimtare të martuara me burra shkrimtarë dhe një luftë të mundshme psikologjike, që u lë skenën burrave.

Jo gjithnjë biem dakord në këtë bisedë, por Helena Kadare ndan me publikun një miqësi rinie, rrëfimet e kohës kur njohu lirinë, kujtimet me Sadijen, çfarë dinte për tregimet e saj, bisedën e fundit dhe premtimin e pambajtur.

Kjo është edhe një bisedë mbi humbjet, mbi vdekjet dhe mbi boshin që na përfshin kur kemi humbur ata që duam.

Siç thotë Helena, “ti mëson se vdekja është një fenomen njerëzor miliona vjeçar dhe parë në këtë prizëm, ti pranon të papranueshmen. Pa u mësuar kurrë me të: Faktin që askush nuk do t’i shmanget asaj. Me përjashtim të mendësisë së diktatorëve, sigurisht…”

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU