Ashtu si i ati Peter Handke, edhe Amina Handke, është shprehur se nuk e priste që i ati të shpallej fitues i Nobelit. E gjendur në Stamboll, menjëherë pas çmimit, ajo e ka telefonuar dhe rrëfen se pas lajmit, Peter ishte shumë i lumtur.
Për mediat tregon se një ngjarje të tillë nuk do ta festojnë, edhe pse shkrimtari 76-vjeçar nuk ka qenë kurrë konkurrues në marrjen e çmimeve. Lidhur me kritikat e njerëzve të thjeshtë e personaliteteve, Amina thotë se: Shumica e njerëzve kanë një mendim dhe për atë që nuk njohin.
E bija e Peter shprehet se shumica e atyre që dalin kundër, as që i kanë lexuar shkrimet e të atit për ish-Jugosllavinë. “Do të ishte mirë nëse kjo do të bëhej një arsye për ta lexuar”, shton më tej ajo./Gazeta Liberale