Nga Mira Vataj
E dashur unë…
Po të shkruaj sepse ndonjëherë nuk mjafton guximi që ke. Mos u dorëzo, e di që mund të mbështetësh vetëm në forcën tënde.
Për çfarë je akoma e habitur?
Ti ke mësuar të ecësh vetëm, të ngrihesh vetë dhe prej kohësh nuk ke besuar tek të tjerët.
Pavarësisht gabimeve që ke bërë, nuk je tërhequr kurrë, nuk je penduar, nuk ke kërkuar kurrë justifikime dhe tani mos i kërko falje askujt!
Ti di të buzëqeshesh si pak të tjerë, sepse ajo buzëqeshje nuk ka asnjëherë qëllime të fshehta, ajo gjithmonë nis nga zemra jote edhe kur ajo zemër të shpërthen në gjoks.
Më dëgjo të paktën këtë herë, mos lejo askënd ta fikë dhe as të të fikë.
Jeto sepse keqardhjet janë më të këqija se vdekja.
Jeto dhe harro sepse nuk ke nevojë për askënd që të ndihesh e qetë.
Jeto, harro dhe mëso: shumica e njerëzve e dinë vlerën e gjërave dhe i trajtojnë njerëzit si objekte, si palosje, sikur të ishin asgjë… ti nuk e di… ti e di vlerën e emocioneve, edhe ata që kanë frikë prej teje, bëj sikur nuk janë.
Mos ndrysho për askënd!
Jeto dhe vazhdo të emocionohesh për gjërat e vogla, për gjestet e papritura, për të gjitha ato detaje që bëjnë dallimin mes asaj që ka kaluar dhe që nuk do të kthehet më, dhe një të ardhme që të pret dhe që t’i meritoni të jetosh duke buzëqeshur si ndoshta kurrë më parë. Paç fat, luftëtare dhe mos harro, mos u dorëzo…
Kujdesu për mua.
LEXO EDHE:
LETËR DASHURIE: DUA ZONJËN TIME, DUA ENGJËLLIN TIM, JOSHJEN TIME…
ObserverKult