Letër dashurie: Dua zonjën time, dua engjëllin tim…

ty të dua

Dua zonjën time…

Dramaturgu irlandez, George Bernard Shaw, dhe aktorja angleze Beatrice Campbell, së cilës i drejtohet me pseudonimin “Stella”, shkëmbyen letra për 40 vjet.

Në vazhdim mund ta lexoni njërn nga këto letra të dërguar më 27 shkurt 1913:

Për Stelën,

Dua vagabondin brenda meje, dua zonjën time të errët, dua engjëllin tim, joshjen time, dua dritën e shtatë llambave. Të bukurisë, të nderit, të qeshurës, të muzikës, të dashurisë, të jetës dhe të pavdekshmes…

Dua frymëzimin tim, marrëzinë time, gëzimin tim, hyjninë brenda meje, çmendurinë time, egoizmin tim. Mendjen time të shëndoshë, shenjtërimin tim, shpërfytyrimin tim, purfifikimin tim, dritën time në mes të detit. Palmën time në mes të shkretëtirës, kopshtin tim me lulet e dashura, një mijë gëzimet e mia të paemërta. Dërdëllitjet e mia të ditës, ëndrrat e mia të natës, të dashurën time dhe yllin tim…

ObserverKult

LEXO EDHE:

LETËR DASHURIE: SJELL GJITHMONË NË KUJTESË LOTËT E TU…

Lexo edhe:

BOTA MISTERIOZE BRENDA SHPELLËS 150 MILIONË VJEÇARE

I njohur si pallati nëntokësor i Gümüşhane, shpella 150 milionë vjeçare e Karaçës është mbresëlënëse. Gjendet në fshatin Cebeli të rrethit Torul të Gümüşhane, në Turqi.

Shpella Karaca, ka stalaktite, stalagmiteve tejet të bukura.

Në shpellën Karaca, një nga vendet misterioze nëntokësore të Gümüşhane, platforma e ecjes prej druri u çmontua me udhëzimin e Guvernatorit të Gümüşhane, Kamuran Taşbilek, dhe në vend të saj u ndërtua një platformë ecjeje prej çeliku inoks.

Pas 2.5 muajsh punime, në shpellë u rinovua infrastruktura ndriçuese dhe elektrike dhe u hap një sallë e re.

Duke vënë në dukje se temperatura brenda shpellës Karaça është 15 gradë në sezonin e verës dhe të dimrit, guvernatori i qarkut Torul Orhan Ayaz tha:

“Kur njerëzit pushtohen nga nxehtësia dhe dielli gjatë verës, ata mund të bëjnë një shëtitje shumë të bukur këtu në një vend të këndshëm, ambient freskues.

Unë kam hyrë në shpella me formacione të tilla në shumë pjesë të Turqisë. Por ky vend ka një bukuri shumë të ndryshme. Ka kolonën e parë në botë me lartësi 18 metra.

Pra, është një vend që duhet parë. Të jep kënaqësi të pamasë.”

Shpella e Karaçës, e cila ndodhet brenda kufijve të fshatit Cebeli me të njëjtin emër dhe e cilësuar gjithashtu si “bota misterioze nëntokë”. Gjendet 4 kilometra nga autostrada Gümüşhane-Trabzon.

Vizitorët vendas dhe të huaj që vijnë në shpellë janë të mahnitur me kolonat e mëdha dhe formacionet e tjera nga tavani e poshtë dhe anasjelltas.

Ka stalaktite, stalagmite, kolona, mure me model organesh, forma flamuri, gurë perde, lule shpella, perla shpelle, veshë elefantësh, pishina travertini, shkallë travertini dhe trëndafila.

Shpella është vizituar nga afërsisht 1.5 milionë njerëz deri më sot.

ObserverKult