E desha, e desha për të paktën dyzet vjet…

-E desha a e di, e desha për të paktën dyzet vjet. -Vërtet, po si ja ke arritur ta duash pa reshtur gjithë këto vite? Kam luftuar miku im.

-E desha a e di, e desha për të paktën dyzet vjet.
-Vërtet, po si ja ke arritur ta duash pa reshtur gjithë këto vite?
Kam luftuar miku im.
Më është dashur të fitoj mbi zemërimin, krenarinë, heshtjet, moskuptimet, frikën e xhelozinë. Kam ndalur së pyeturi se çfarë është vërtet e arsyeshme.
-E kuptova, por ishte dhe koha mes jush. Ishte koha që kalonte e pashtershme e pamëshirshme, kundër së cilës ti nuk mund të bëje asgjë. Si ja bëre të fitosh edhe mbi atë?
Ka bërë gjithçka dashuria. Është dashuria që lufton kundër kohës./

Serena Santorelli

ObserverKult

Lexo edhe:

DHORI QIRIAZI: NUK E DOJA NJË DASHURI TË VERBËR

Lexo edhe:

FATOS ARAPI: SI S’TË DESHA PAK MË SHUMË…

Unë e desha përtej vdekjes, Ashtu dashurova unë Edhe prap s’ia fal dot vetes: S’i s’e desha pak më shumë…

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:
“Si s’të desha pak më tepër…”.

ObserverKult

Lexo edhe:

“TË RINJ QË NUK SHKRUAJNË DOT 10 RRESHTA PA BËRË 20 GABIME DREJTSHKRIMORE…”

Në një supermarket, një grua e moshuar zgjodhi një qese plastike për të futur ushqimet që kishte blerë. Arkëtari e qortoi se zgjedhja e saj nuk ishte ekologjike dhe i tha: “Fatkeqësisht, brezi juaj nuk e kupton lëvizjen ekologjike. Ne të rinjtë po paguajmë për brezin e vjetër që shpërdoroi të gjitha burimet!” Zonja e moshuar i kërkoi falje arkëtarit dhe i shpjegoi: “Më falni, nuk kishte asnjë lëvizje pro mbrojtjes së mjedisit në kohën tonë”.

Ndërsa po largohej nga supermarketi, arkëtari shtoi: “Ishin njerëz si ju që shkatërruan të gjitha burimet në kurrizin tonë. Vërtet, nuk kishte absolutisht asnjë shqetësim për mbrojtjen e mjedisit në kohën tuaj”.

Më pas, paksa e inatosur, plaka tha: “Në kohën time ne ngjitnim shkallët në këmbë: nuk kishim shkallë lëvizëse dhe as ashensorë. Ne nuk e përdornim makinën sa herë që duhej të lëviznim dy metra: ne ecnim në këmbë me kilometra të tërë. Por, është e vërtetë, ne nuk e njihnim lëvizjen ekologjike. 

Tekstin e plotë e gjeni KETU