E dhimbshme: Si u ndanë nga jeta njerëzit më të dashur të Karlos Fuentes

E dhimbshme: Si u ndanë nga jeta njerëzit më të dashur të Karlos Fuentes

DASHURITË DHE FATKEQËSITË E KARLOS FUENTES

(Fragment)

Karlos Fuentes, miku më i afërt i nobelistit Gabriel Garsia Markes, kaloi një fëmijëri dhe adoleshencë të gëzuar. Por jeta e tij familjare qe e mbushur, njëherazi, me lumturi e dhimbje.

Fuentesi shquhej për bukurinë e tij mashkullore dhe shijen e hollë për t’u veshur, gjë që bëri të adhurohej prej femrave të kohës dhe sërës së tij.
Më 1958, kur ishte 30 vjeç, Fuentes bie në dashuri me aktoren e famshme meksikane Rita Masedo (María de la Concepción Macedo Guzmán), tre vite më e madhe nga Fuentesi, e cila la burrin e dytë për shkrimtarin e ri simpatik. Bashkë patën një vajzë.

Edhe pse Fuentesi e donte shumë, Rita, në vitin 1969, divorcohet nga Karlosi, për shkak të tradhtive të tij me të tjera femra. Rita, më 1993, kur ishte 67 vjeçe, pasi merr vesh se ishte me kancer, vret veten. Kjo e plagosi Karlosin.
Po atë vit (1969) Karlosi martohet me aktoren amerikane Jean Seberg që ishte dhjetë vjeçe më e vogël. Pas një romance intensive, por të shkurtër, pas pak muajsh ata ndahen.


«Ishte brilante, inteligjente, e bukur… ishte një femër mjaft vulnerable (e lëndueshme)», thotë Fuentes për të.

Më 1979, kur ishte ende 41 vjeçe, edhe Jean Seberg i jep fund jetës, duke gëlltitur një mbidozë barbirutikos.
Më 1971 Fuentes humbet të atin, me të cilin kishte lidhje të forta. Por, po atë vit njihet me gazetaren Silvia Lemus, gjë që do ta quaj ngjarje vendimtare në jetën e tij. Pas një viti martohen. Bashkë patën dy fëmijë: Karlosin dhe Natashën.

Më 1999, kur biri i tyre, Karlosi, sapo kishte mbushur 25 vjeç dhe që, qysh i vogël, vuante prej hemofilisë, vdes. Dhimbjen për të Fuentes e shpreh në një ese tronditëse.

Por fatkeqësia nuk do të mbaronte këtu. Më 24 gusht të 2005-s, në lajmet e mbrëmjes njoftohet se diku pranë lagjes Tepito të kryeqytetit Meksiko qe gjetur trupi i pajetë i një vajze. Ajo ishte vajza e Karlos Fuentes, Natasha, e cila sapo kishte mbushur 30 vjeçe.

Si i përballoi Fuentes këto drama të rënda që fati i hodhi përsipër?
Por nuk janë të paktë njerëzit e mëdhenj që kanë pësuar dhe përballuar të tilla gjëma. Ndryshe nuk do të ishin të mëdhenj.

Nga Bajram Karabolli

ObserverKult

Lexo edhe:

CARLOS FUENTES: XHELOZIA VRET DASHURINË DHE DHEMB SIKUR VDEKJA!