Unë për ju do të rri të tretem
as sa qiri të mos mbetem
të venitem të digjem dot
këtë dëshirëe kam sa mot.
Jo as zjarrit nuk i druhem
dhe kur s’dua që të shuhem
do të digjem me dëshirë
që të bëj dritë sa më mirë.
Kur më shihni se jam tretur
mos besoni se kam vdekur
jam i gjallë e jam në jetë
jam në driten e vërtetë
Unë jam në shpirtin tuaj
flakën time se merr i huaj.
Më është falur mua durimi
andaj po digjem si qiri
që të jeni ju më mirë
të mos mbeteni në errësirë.
Dua shumë fjalë të ju them
po kam frikë se digjem shpejt
mos harroni urtësinë
trimërine e bujarinë.