Parashqevi Simaku: Një mëngjes (teksti dhe kënga )

Pres një mëngjes në stacion
autobusi mbet’ pas, shiu nis e po pikon
dit’ plot me njerëzit ndrinë
dhe drejt me njerëz vjen me ngrohtësi
zemra troket sikur më flet
po ç’kërkon vallë që vjen tek unë një djalë

eja pranë ti këtu, mos u lag kam çadër unë
ndrojtje s’kam, nuk të njoh
tek ty djalë njeriun e mirë unë shoh
me një mëngjes nuk është fare çudi
njeriun e mirë ta njoh ta shoh kushdo
ndaj unë për të këndoj me ngrohtësi
në jetën tonë e gjejmë atë ngado

në çast ja m’u solli sot t’u them
në mes tonë njerëz zemërbardhë kudo gjen
n’ditë plot me diellin ndrijnë
njëherë i takon dhe s’i harron
për çdo njeri që është i tillë
zemra më thotë gjithnjë një fjalë të ngrohtë.