E dini së Nëna Terezë ishte pjesë e karaktereve të Marvel

Marvel Comics

Marvel Comics përpos që është gjigant i prodhimit të stripave, tashmë është bërë edhe gjigant i kinematografisë.

Por një herë e një kohë, përpos superheronjve që kanë dalë nga vetë kjo shtëpi, ata e kishin bërë edhe një strip që për protagoniste kishte bamirësen me prejardhje shqiptare, Nënë Terezën, transmeton ‘gazetaexpress’.

Një rikujtim të tillë e ka sjellë kryetari i Shoqatës së Miqësisë Kosovare-Japoneze, Micky Haxhiislami, në “Facebook”, ku edhe e ka ndarë linkun nga ku mund të lexohet stripi.

“Anjezë Gonxhe Bojaxhiu alias Nënë Tereza (Shën Tereza e Kalkutës) në Librin Komik të Marvel, botuar më 1 janar 1984”, ka shkruar Haxhiislami.

ObserverKult

Lexo edhe: MESAZHI I FUNDIT I NËNË TEREZËS PËR SHQIPTARËT NË 1997

Në mars 1997, pesë muaj para se të vdiste, Nënë Tereza i la imzot Paolo Hnilika, i cili për 34 vjet qe miku dhe bashkëpunëtori i saj, një mesazh. Ja intervista me imzot Hnilika dhe mesazhi i Nënë Terezës:

Pyetje: Cila është karakteristika e veçantë që dallon Nënë Terezën nga personalitetet e tjerë të Kishës katolike që kanë vepruar në këtë shekull?

Përgjigja: “Zgjedhja e “fushës” së veprimtarisë së saj, jo për të varfërit, po më të varfërit e të varfërve”. Domethënë të atyre lloj njerëzish që nuk janë asgjë, që jetojnë jashtë çdo kufiri njerëzor, që janë braktisur edhe nga kisha, që nuk janë të regjistruar, që s’kanë të drejta. Një ushtri të mjerësh po që janë qenie njerëzore, bij të Zotit, vëllezërit tanë. Jezusi u kryqëzua edhe për ata. Ky ishte besimi i Nënë Terezës dhe me veprimtarinë e saj ka tërhequr vëmendjen e njerëzve, e mbi të gjitha të drejtuesve të Kishës, mbi këtë realitet të tmerrshëm, krejtësisht të lënë në harresë.

Pyetja: Në jetët e gjithë shenjtëve ka pasur mrekullira, çudira, vizione?

Përgjigja: “Mrekullitë, çuditë, vizionet nuk janë karakteristikë e vetë shenjtorëve. Janë “dhunti” që Zoti iu jep, iu fal shenjtëve si shenjë dashurie, mbështetjeje. Shenjti jeton i zhytur, i përthithur, në dashurinë për Zotin, dhe Zoti ia shpërblen. Sa më e madhe dashuria, më të shumta janë dhuntitë. Padyshim edhe në jetën e Nënë Terezës ka pasur ndodhi të tilla. Mrekullitë ishin të përditshme. Mbi të gjitha ndërhyrja e Providencës për të mbajtur në këmbë Misionin e saj, i cili s’kishte as më të voglën mbështetje materiale. Megjithatë njihen vizionet e saj qiellore. Shpesh ajo thoshte: “Jezusi më ka thënë”.

Pyetja: Ç’kuptim ka kjo e thënë?

Përgjigje: Për mendimin tim s’ka kuptim tjetër veç atij që thuhet ad literam.

Pyetja: Ju keni qënë shumë pranë Nënë Terezës, keni udhëtuar me të nëpër botë. Ka ndonjë aspekt të jetës së saj për të cilën nuk flitet kurrë?

Përgjigja: Dashuria shumë e madhe që ajo kishte për familjen dhe atdheun e saj. Asnjë nuk flet për familjen e Nënë Terezës; të thuash sikur të ketë qenë gjithmonë murgeshë. Përkundrazi, Nënë Tereza ishte shumë e lidhur me familjen. Familje e jashtëzakonshme, e bashkuar, kristiane, që u martirizua nga ngjarje dramatike.

Babai i saj, Nikolla, vdiq në rrethana misterioze, kur ajo ishte 9 vjeç. Ka shumë mundësi ta kenë vrarë për arsye politike. Familja banonte në Shkup, qytet me banorë  të kombësive të ndryshme, që gjatë historisë kaloi nën Turqinë, Jugosllavinë, po që një pjesë e madhe është popullsi shqiptare.

Babai i Nënë Terezës ishte në krye të shqiptarëve që donin pavarësinë nga Jugosllavia dhe u vra për këto ide të tij. E ëma, Drane, ishte një besimtare e madhe dhe me mirësi e dhembshuri të jashtëzakonshme kristiane.

Çdo ditë, kur fëmijët ishin akoma të vegjël, i çonte në shtëpitë e të varfërve që t’i mësonte të donin e të ndihmonin ata që ishin më të pafat. E mbetur e ve në moshë të re, iu dedikua tërësisht edukimit të fëmijëve.

Nënë Tereza u largua nga familja më 1928. Pas Luftës Botërore në Shqipëri u vendos regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha, një nga xhelatët më mizor të shekullit, e që…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.

ObserverKult