Ndryshimet që po i bëhen ligjit për të drejtën e autorit janë përcjellë me debate mes Ministres së Kulturës të Shqipërisë, Elva Margariti, dhe autorëve të muzikës. Ata kërkojnë rishikim të shpërndarjes së të ardhurave nga kjo e drejtë.
Diskutimet për disa ndryshime në ligjin për të drejtën e autorit nisën me debate mes Ministres së Kulturës Elva Margariti dhe autorëve e kompozitorëve të veprave muzikore.
“A ka shtet këtu? Kjo AMA kur jep licencën…”
Ministrja nuk mundi të shpjegonte të gjitha ndryshimet, pas ndërhyrjes së kompozitorit Enver Shëngjergji.
“Unë jam me të drejtën time, ajo që më takon të ma jepni.”
Ata pretendojnë se prej vitesh nuk kanë marrë vlerën e merituar për të drejtën e autorit.
“Në ligjin e ri që duhet bërë për të drejtën e autorit duhet thënë që të gjithë subjektet, të gjitha të paguajnë një tarifë vjetore dhe shteti ua merr përmes dritave dhe ujit. Problemi zgjidhet për 24 orë, nuk ka nevojë as për shoqata as për për burokracira, hiqet një kryetar dhe zgjidhet një kryetar.
Nuk është çështje njerëzish dhe çështje shoqatash, është çështje vullneti politik. 29 mln lekë është tallje për autorët, është turp. Për 2019, për gjithë vitin kam marrë 300 mijë lekë të vjetra. Është tallje, një pastrues sot merr 300 mijë lekë në një shkollë 8-vjeçare, dhe i merr në muaj.”
Ministria e Kulturës propozon që për mbledhjen e të drejtave të autorit të ketë vetëm një sportel, siç është SUADA, por kjo pikë kundërshtohet nga shoqatat ekzistuese pasi pretendojnë se kjo do të sjellë përqëndrim të këtij tregu vetëm në një dorë.
Margariti: Eksperienca ka treguar që përdoruesit në momentin që agjenci të ndryshme shkonin të kërkonin të drejtën e atorëve që përfaqësonin krijionte jo pak konfuzion tek përdoruesit. Një kanal i vetëm është edhe më transparent kundrejt përdoruesve, por është edhe më i thjeshtë në monitorimin nga Ministria.
Mbledhja e të ardhurave nga e drejta e autorit sipas ligjit 2016 shpërndahet duke i dhënë 40 % orkestruesit, tekstshkruesit dhe kompozitorit, 30% interpretuesit dhe 30% producentit.
Një nga kërkesat e autorëve është rishikimi i kësaj shpërndarje. /Ora News