E drejta e autorit dhe Nexhmije Pagarusha

Nga Florent Boshnjaku

Me datën 7 Shkurt nga kjo jetë u nda një ikonë e muzikës kombëtare znj.Nexhmije Pagarusha. Si çdo artist i madh edhe znj.Nexhmije do të mbetet ikonë , kontributi i saj në muzikën kombëtare do të mbetet si një thesar i çmuar në vendin tonë Por këtu kemi një problem me thesar. Të drejtën e autorit.
Me vite prej momentit që kam filluar të punoj për të drejtën e autorit në Kosovë e kam marrë si shembull dhe rastin e znj.Nexhmije Pagarusha. I gjithë materiali i incizuar ( ose një pjesë e madhe e atij materiali ) nuk është në pronësi të shtetit të Kosovës . Ai material është në adresa tjera : Beograd si dhe në Zagreb (sikurse është një numër i konsiderueshëm i incizimeve të vjetra të artistëve Kosovar përfshirë Qamilin e Vogël etj ) .

Në ish-Jugosllavi ku edhe ne kemi qenë pjesë e sistemit incizimet janë publikuar në shumicën e rasteve nga PGP RTB (record label e asaj kohe si pronë e shtetit Jugosllav me seli në Beograd ) e cila e mban të drejtën si kompani producent -pronare e ketyre incizimeve .
Pavarësisht të drejtës së autorit -kompozitorit apo të drejtës së interpretit -këngëtarit kompanitë në fjalë janë pronare te materialit të incizuar, pra këngëve origjinale dhe ata munden të publikojnë sa herë të duan ato materiale pa e pyetur askënd dhe të përfitojnë nga artistët tanë të cilët kanë vepruar në ato periudha .
Përkundër bisedave të clat i kemi pasë në takime me institucione nuk është marrë me shumë seriozitet kërkesa që këto materiale të diskutohen në takime me Serbinë si trashëgimi e jona kulturore dhe shpirtërore .
Materiali i incizuar në ato dekada duhet ta ketë vendin aty prej nga ka ardhur dhe është krijuar pra në Kosovë . Kosova duhet të jetë pronare e materialeve të incizuara në kohë kurë është jetuar dhe vepruar në një bashkësi me republikat tjera në Jugosllavi,pra këtu hyjnë edhe këngët e znj. Nexhmije Pagarusha .

Problemi i dytë : Dinjiteti i artistëve dhe e drejta e autorit

Në vitin 2018 zonjës Nexhmije ju akordua një pension për merita të veçanta ( në moshen 84 vjeçare ? ). Çdo gjë në rregull por këtu kemi një problem. E drejta e autorit sipas ligjit e rimburson dhe paguan artistin – autorin 70 vite pas vdekjes. Arsyeja është e thjeshtë ,një artist mundet me qenë aktiv në një periudhë dhe pastaj për cilën do arsye ( shëndetësore etj. ) ndërpritet aktiviteti , ndoshta edhe në moshë të mesme kurë nuk mundesh më të rifillon jetën me diçka tjetër .
Artisti nuk është SH.P.K. ( ne fakt ashtu regjistrohemi për të paguar taksa ) as nuk është kompani e as biznes, por është Artist .
Znj.Nexhmije në vitet e fundit nuk e shijoj të drejtën e autorit ku ajo pagesë ishte deshtë me ja kriju një bazë për një pleqëri dhe pension të dinjitetshëm pa pasur nevojë me kriju ligje dhe ide tjera që Artisti i kalibrit të saj të ketë një pleqëri si duhet . Ka edhe shumë të tjerë, një po ju rikujtoj Shaqir Hoti -pasuri kombëtare i cili është ende gjallë dhe nuk është trajtuar si duhet si Artist por dhe si trashegimi kulturore në vendin tonë ( pasuri që nuk matet me asgjë e as me ari ).
Deri në këtë moment kemi bërë shumë dështime por që është koha të ndryshohet kjo situatë dhe të fillojmë të punojmë si duhet për këtë vend ./ ObserverKult

Problemi i fundit.

Digjitalizimi i materialit në arkiva të ish- RTP’s si dhe mbledhja e dokumentacionit poqëse një i tillë ekziston ku deklarohet që i gjithë ai material mbetet si pronë e jona duke shikuar në detaje raportet e drejtës së autorit dhe drejtës së pronës .
Ligji i cili e rregullon raportin e RTK si RTV publik në raport me materialet e RTP’s të cilat pas digjitalizimit duhet të jenë prone e RTV publik ose të jenë pronë e shtetit të cilat arkivohen në ministri përkatëse si trashëgimi kulturore ose trashëgimi shpirtërore .