E filloi ta shkruante në qelitë e burgut të Nishit, Bajram Kosumi boton librin “Enciklopedia imagjinare/Postroman “

Është botuar libri i Bajram Kosumit “Enciklopedia imagjinare/Postroman” një libër që filloi të shkruhet qysh në vitet 1985-1986 në qelitë e Burgut të Nishit i cili atë kohë autori ishte i burgosur politik.

Këtë e ka bërë me dije vet autori Kosumi përmes një postimi në Facebook derisa ka njoftuar se libri, të cilin e ka cilësuar si më të mirin që mund të shkruante ndonjëherë do të prezantohet sot në Panairin e Librit në Tiranë, në stendën e Toenës, në ora 13:00.

“Libri më i mirë që mund të shkruaj! I filluar në qelitë e Burgut të Nishit, diku në vitet 1985-6 dhe i përfunduar në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë, me 2022.
Të dashur miq e dashamirë të letërsisë- lexim të këndshëm”, ka shkruar Kosumi.

Ndryshe, Bajram Kosumi ka bërë disa publikime si “Koncept për subpolitikën”, botuar në Prishtinë më 1995, “Fjalor i barbarëve”, Prishtinë, 2000, “Koncept për mendimin e ri politik”, Prishtinë, 2001 dhe 2004 “Lirika e Fishtës (studim)”, i botuar ne Tiranë, më 2004. Po ashtu është bashkautor i publikimeve “Libri i lirisë”, Prishtinë, 1991 dhe librit “Letra nga burgu” Prishtinë, 2004.



ObserverKult


Lexo edhe:

PROMOVOHET LIBRI I BAJRAM KOSUMIT “LETËRSIA NGA BURGU”

Në Shkup është bërë promovimi i librit të rektorit të Universitetit “Kadri Zeka”, prof. dr. Bajram Kosumi “Letërsia nga burgu”.

Për librin “Letërsia nga burgu” kanë folur recensenti dr. Emin Azemi dhe kritiku prof. ass. dr. Bashkim Musliu.

Në promovimin e këtij libri kanë marrë pjesë zëvendëskryeministri i parë shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, dr. Skender Asani. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj. Drejtori i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Zbatimit te Gjuhës Shqipe Ylber Sela. Kryesuesi i Këshillit Drejtues në UKZ, Ibrahim Kosumi. Dekani i Fakultetit të Edukimit prof. asoc. dr. Merxhan Avdyli. Poetë, profesorë, gazetarë dhe dashamirë të librit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult