
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj bashkë me drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli vizituan shtëpinë e shkrimtarit dhe intelektualit të madh shqiptar, Rexhep Qosja.
Ambasadori Malaj i dorëzoi akdemin Qosjes, Çmimin “Lumo Skëndo” për vitin 2024. Akademiku Qosja u vlerësua me këtë çmim për veprën e tij “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”.
Juria e kryesuar nga Belina Budini dhe me anëtarë Uran Butka, Anastas Angjeli, Rudina Xhunga, Aida Tuci e vlerësuan veprën publicistike të Rexhep Qosjes me motivacionin: “përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare”.
ObserverKult
Lexo edhe: