Endri dhe Stefi Prifti kanë treguar se si njëherë u përfshinë në një sherr teksa po këndonin në Korçë.
Endri theksoi se në lokalin ku po performonin ishte një person i dehur dhe vazhdimisht ofendonte. Siç shtoi ai, në një moment, e gjuajti me mikrofon dhe më pas iu sul i gjithë lokali.
“Një natë në një lokal në Korçë ishte një tavolinë e parë dhe njëri ishte i pirë. E kisha përpara dhe gjithë kohës ngacmonte. Thosha ‘hë se është i pirë’. Ma solli keq. Nga ora tre e gjysmë e mëngjesit, mes të të gjithë njerëzve, u zura. I rashë nga skena me mikrofon. Pastaj na gjeti belaja”, tha ai, transmeton ‘gazetatema’.
Më tej, ata treguan se të gjithë në lokal u kthyen kundër personit që ofendonte.
“Ne të dy që e mbronim atë. Haja shkelmat e të tjerëve”, shtoi më tej Stefi.
Lexo edhe:
AKUZAT NDAJ ELI FARËS- REAGOJNË VËLLEZËRIT KORÇARË, ENDRI DHE STEFI
Dy vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, kanë reaguar lidhur me akuzat në adresë të këngëtares së njohur, Eli Fara.
Artistët nënvizojnë se janë pranë mikes së tyre dhe se besojnë plotësisht se gjithçka është një sajim.
Në një koment ata shprehin indinjatën e tyre duke i konsideruar shkrimet si një abuzim.
“Këtë lajm të pa bazuar e kanë nxjerë shumë media dhe ne kemi reaguar në shumë prej tyre. Jemi 100% me mikeshën tonë që e njohim aq mirë sa do t’i besonim gjithçka të vërtetën. Eli Fara dhe Aurela Gaçe janë dy ndër mikeshat tona më të mira dhe jemi vetëm me to dhe asnjë abuzim që përdorin faqet për të shitur shkrime koti për të bërë rëmujë” , shkruan Endri dhe Stefi…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU