E humbi betejën me sëmundjen, ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare gazetari, Artjan Tepelena. Shkak ka qenë COVID-19. Prej një muaji ai ishte i shtruar në Sanatorium.

Lajmin e trishtë për vdekjen e gazetari të njohur e kanë njoftuar miqtë e tij në rrjetet sociale.

“Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do të na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit dhe Mirës. Të prehesh i qetë në përjetësi”, mbyllet postimi, transmeton ’27.al’.

Artjan Tepelena ka qenë gazetar, kryeredaktor në TVSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TVSCAN me një emision të tijin. Ai është vëllai i ambasadorit Ilir Tepelena.

LEXO EDHE: POSTIMI EMOCIONAL I BABAIT PASI PIKTORI SHQIPTAR NDËRROI JETË NË MOSHËN 30-VJEÇARE

Ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare nga COVID-19, piktori Kristi Baba.

Lajmin e trishtë e ka njoftuar babai i tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

I ati, Ernest Baba shkruan se djali i vetëm u nda nga jeta në lule të rinisë, transmeton ‘syri.net’.

‘Me hidhërim të thellë dhe dhimbje të madhe ju njoftojmë se djali yne i vetëm Kristi Baba piktor u nda nga jeta në moshën 30-vjeçare në lulen e rinisë duke mos e fituar betejën me covidin.

Ti per ne ishe jeta. dielli ishe ajri, ishe drita e shtëpisë. Tu shuan gjithë ëndrrat e tua dhe përkushtimi që kishe për artin dhe po përgatiteshe për ekspozitë në nëntor që nuk ja arrite.

Gjithë ëndrrat tua u prenë në mes.

Biri ynë pushofsh në paqe! Qoftë i parajsës! Dritë i pastë shpirti! Ceremonia mortore do të zhvillohet nesër me dt. 15.10.2021 nga ora 10 deri 12 në hollin e hotel Internacional’ shkruan ai.


LEXO EDHE: MUZIKANTIN E NJOHUR E RRAHIN DERISA NDËRRON JETË E PASTAJ E HEDHIN NË LUMË

Muzikantin e njohur britanik, Thomas Kennedy, është mbytur në Gjeorgji. Nga një “grup burrash që e rrahën deri në vdekje dhe e hodhën në një lum pas një grindjeje”, thonë autoritetet…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU