E konfirmon bashkëshortja: Kompozitori Limos Dizdari në gjendje të rëndë shëndetësore

Kompozitori i njohur shqiptar, Limos Dizdari, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton me vdekjen. Report Tv kontaktoi bashkëshorten e kompozitorit, Adriana Dizdari, e cila pohoi se është i shtruar në spitalin e ‘Shefqet Ndroqi’, në Tiranë, pasi është sëmurë me mushkëritë.

Në lidhje me sëmundjen e artistit kanë reaguar edhe miqtë e të afërmit e tij në rrjetet sociale.

Artisti Josif Papagjoni në një postim të gjatë ku tregon shumë për mikun e tij që tashmë ndodhet në luftë me vdekjen. Duke zbuluar edhe pse kompozitori nuk shkruante më këngë.

Ndërkohë edhe ish-deputeti Spartak Braho iu është bashkuar reagimeve pas lajmit se kompozitori i njohur po lufton me vdekjen në spital. 

Braho e ka cilësuar turp dhe kriminale braktisjen që qeveria sipas tij i ka bërë kësaj figure të njohur.

Sakaq, drejtori i Kabinetit të Presidentit të Republikës, Edmond Panariti, do të zhvillojë një vizitë më mesditë në Sanatorium.


Lexo edhe:

MESAZHI PREKËS I SHANNEN DOHERTY, AKTORES QË PO LUFTON ME SËMUNDJEN E RËNDË

Është një nga aktoret më të famshme amerikane. Shannen Doherty mbahet mend që nga roli i saj në “Beverly Hills 90210”. Dhe ende vazhdon të na frymëzojë me mesazhe të mëdha.

Aktorja, së fundmi 50 vjeçe, është duke luftuar me kancerin e gjirit prej vitit 2015. Dhe shpesh ka folur me fansat e saj për t’i treguar gjithë historinë në transparencë të plotë. Ditët e fundit, ajo ka vendosur të flasë sërish dhe të japë një mesazh tepër të fortë. Mesazh që vjen në mbështetje të luftës kundër kancerit, transmeton ‘bota.al’.

Aktorja është hapur për jetën e saj me këtë sëmundje gjatë prezantimit të filmit “List of a Lifetime”. Ku interpreton një femër të sëmurë me kancer që së bashku me të bijën, përmbush një listë me gjërat që duhet të bëjë, përpara se të jetë tepër vonë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU