E konfirmon e ëma, Artan Lame ka vdekur: “Më premtoi që do kthehej…”

Zemra e politikanit dhe historianit, Artan Lame, pushoi së rrahuri këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e një operacioni të rëndë që kreu.

Lajmin e trishtë e konfirmoi bashkëshortja Mirela dhe e ëma e tij Diana.

“Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”, shkroi Mirela Lame në Facebook.

Ndërkohë mamaja e tij, tha se ky moment i mallkuar që erdhi i shuajti atë shpresë që iu ngjall dje.

“Shpresoja sepse më premtoi që do kthehej. “Nuk e kam mendjen te e nesërmja (që do operohej) jam mirë, jam i qetë, por po përqendrohem te Muzeu.” Edhe nga gjumi ta zgjoje për Muzeun fliste. Kur Tanin të ma sjellin këtu do t’ju bëjmë të ditur procedurat e mëtejshme”, shkroi Diana Lame në Facebook.

ObserverKult


Lexo edhe:

CHARLIE CHAPLIN: KUR NISA ME E DASHTË VETVETEN