E kupton se ç’është dashuria vetëm atëherë kur s’e ke më

trishtim respekt Jorgo...

ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë:

E kupton se ç’është dashuria vetëm atëherë kur s’e ke më. Dashuria është mungesë./Niccolò Ammaniti

Nganjëherë mendoj se dashuria e përjetshme është Babagjyshi i Krishtlindjeve për të rriturit: e dimë të gjithë që nuk ekziston por askush nuk dëshiron ta dëgjojë të thuhet./ Alessandro Cattelan

I vetmi ndryshim mes një flirti dhe dashurisë së përjetshme është se flirti zgjat më shumë./Oscar Wilde

Dashuria është një dhuratë e pamerituar. Madje, pikërisht dashuria e pamerituar është prova e dashurisë së vërtetë./ Milan Kundera

Dashuria e vërtetë nuk ka naze./ Alda Merini

Dashuria e vërtetë duke qenë e pafundme dhe e amshuar, nuk mund të mbarojë përveçse në amshim./ Aldous Huxley

Kush dashuron vërtet, bëhet hero e poet për një buzëqeshje, për një fjalë, për një shenjë të personit që dashuron./ Hermann Hesse

ObserverKult

Niccolò Ammaniti

Lexo edhe:

DASHURIA S’NJEH MOSHË: VIKTOR ZHUSTI, NË NJË ROMANCË ME VIOLINISTEN 22 VJET MË TË RE

Pak ditë më parë, aktori i madh Viktor Zhusti festoi 80-vjetorin e lindjes së tij, në një darkë private në Elbasan.

Aktorin e surprizoi e dashura e tij e zemrës, po ashtu një artiste e njohur në Greqi raporton revista Story.

Ajo kishte udhëtuar (për ta befasuar dhe lumturuar partnerin e saj), direkt nga Athina, ku vazhdon dhe karrierën si violiniste e Orkestrës Shtetërore të Athinës.

E dashura e aktorit quhet Margarita Plesti.

Historia e tyre që thuhet se mund të ketë nisur në Athinë diku rreth viteve 2010. Edhe pas kthimin të Zhustit në Tiranë ka vazhduar po njësoj, edhe pse në distancë….

Tekstin e plotë e gjeni KËTU