Dhjetë vjet pas vdekjes së Gabriel Garcia Marquez, del në dritë romani, i cili kishte mbetur i pabotuar deri më tani dhe që fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë (1982) donte ta griste.
Këtë e thonë fëmijët e autorit të “Njëqind vjet vetmi”, Rodrigo dhe Gonzalo García Barcha, në prologun e “Until August”, që mbërriti në libraritë e mbarë botës më 6 mars 2024, në ditëlindjen e shkrimtarit kolumbian, i njohur me pseudonimin Gabo, i lindur më 1927.
Edhe një herë Gabo na befason, por këtë herë në një mënyrë tjetër, me historinë e një gruaje 46-vjeçare të martuar, me dy sy të bukur të artë, e cila çdo vit, më 16 gusht, shkon në një ishull të Karaibeve për të çuar një buqetë gladiolash të freskëta mbi varrin e nënës.
Në atë udhëtim ajo takon për herë të parë papritur dhe më pas në një zinxhir të pandalshëm, një të dashur të ri dhe zbulon se është ndryshe nga mënyra se si e imagjinojnë të tjerët.
Një eksplorim i dëshirës dhe dashurisë, i lartësuar edhe në një pasqyrim interesant.
“Në atë kohë, ne dinim vetëm fjalinë e fundit të Gabos që tha se ‘ky libër nuk funksionon. Duhet të griset’. Ne nuk e shkatërruam, por e lamë mënjanë, me shpresën se koha do të vendoste se çfarë të bënim.
Duke e lexuar edhe një herë gati 10 vjet pas vdekjes së tij, zbuluam se teksti kishte shumë merita nga të cilat ne mund të përfitonim”, – thonë Rodrigo dhe Gonzalo García Barcha, të cilët gjithashtu njohin disa papërsosmëri në libër.
Megjithatë, aftësia e madhe për shpikje dhe poezia e gjuhës së shkrimtarit mbetet e paprekur dhe zbulohet një vështrim i ri ndaj gruas dhe lirisë së saj.
Garcia Marquez punoi për “Until August” nga viti 2003 deri në fund të 2004, kur kujtesa e tij filloi ta tradhton te deri në atë pikë sa ta braktiste, me përparimin e Alzheimerit, për të cilin u fol zyrtarisht në vitin 2012, dy vjet para vdekjes së tij.
“Until August” është më shumë se një roman i çmuar i pabotuar, sepse në këtë roman të shkurtër, por intensiv ka edhe gjithë forcën e Garcia Marquezit për të kundërshtuar humbjen progresive të kujtesës.
“Është fryt i përpjekjes së tij të fundit për të vazhduar krijimin kundër të gjitha rrethanave të pafavorshme”, – siç thonë fëmijët e tij.
Në librin e fundit, nobelisti tregon historinë e Ana Magdalena Bach, e cila u rrit në një familje muzikantësh, e martuar për 27 vjet me të vetmin burrë me të cilin ishte fejuar.
Me të, ajo pati një djalë, violonçelist i parë dhe një vajzë që ka talentin për të mësuar çdo instrument me vesh, por e vendosur, për pakënaqësinë e prindërve të saj, të bëhet murgeshë.
Pa e parashikuar që në udhëtimet e saj të shkonte te varri i nënës së saj, në një varrezë të varfër, në të njëjtën ditë të zjarrtë të gushtit, Ana Magdalena e gjen veten “të zbukuruar nga përzierja e shenjtë e muzikës me xhin” në krahët e një tjetri dhe më pas të një tjetri.
Në çdo udhëtim ajo shoqërohet nga një libër, nga “Dracula” e Bram Stokerit deri te “Martian chronicles” të Ray Bradbury. Dhe si kolonë zanore ka shumë muzikë të ndryshme, nga “Contrasts” e Béla Bartók për piano dhe saksofon deri te “Moonlight” e Debussy në një aranzhim për bolero.
Në marrëdhëniet e saj me këta burra të një nate, Magdalena hyn në një vorbull të papritur, ajo përjeton poshtërim, zemërim, gëzim dhe madje edhe argëtim.
Ajo thellohet në vetvete, hap sytë për martesën e saj, për mënyrën e të jetuarit të seksit të përshkruar me detaje edhe nga Garcia Marquez, reflekton mbi tradhtinë dhe fillon të dyshojë në besnikërinë e të shoqit. Çdo vit ajo kthehet ndryshe në një valë të pandalshme transformimi që ndryshon gjithçka.
Autori i “Kronikës së një vdekjeje të paralajmëruar”, apo i “Dashuri në kohë të kolerës”, eksponenti më i madh i realizmit magjik që në të gjitha librat e tij e ka bërë dashurinë temën kryesore, sheh edhe një mënyrë tjetër të sjelljes së grave.
“Until August” përfundon me një faksimile katër faqe të variantit të pestë të romanit, me korrigjimet e vetë shkrimtarit./ Arian Jorgaqi- panorama
ObserverKult
Lexo edhe:
S’E DI NË MË BESON, POR UNË NJËLLOJ SI TI PO VUAJ…
Nga: Janis Kalamitsis
Ana, nuk është shiu fajtor
që syrit tënd iu fik shkëndia.
Pranoje me zemër në dorë,
se të dërrmoi, të shoi vetmia.
E njoh këtë lot që përvëlon
kur e dalloj në sy të huaj.
Ana, s’ e di në më beson,
por unë, njëlloj si ti po vuaj.
Eja pranë meje dhe mos qaj,
vetëm të lutem, përgjëruar.
Thuaj ç’ të duash veç asaj,
se gjoja më ke dashuruar.
Ana, ndjen dhembje çdo njeri
në errësirë i frikësuar.
Sa ka që shesin dashuri,
veçse një natë për të kaluar.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
FATOS ARAPI: MARGARITË, MOJ…
Margaritë, moj…poezi nga Fatos Arapi
… Shoqja ime, moj
me dy sy si nata të mëdhenj, të zez,
me bukurinë tonë të virgjër
vdekjen po ushqejmë
se kjo tokë ka ftohtë
mardhi
e ka ngrirë
Dhe ne biem mbi të, porsi bllaca zjarri,
Futemi nën dhè porsi rrënjë ëndrrash,
Që të vijë pranvera,që të vijë behari,
Toka përmbi ne e balta të shkrijë,
Ëndrrat të shpërthejnë, si shpërthen bari.
Dashuria jonë
Me dy sy si nata çuditërisht të zez,
Nga plumbat armike prerë mes për mes
Dashuri e lindur,
Dashuri e rritur
Nën qiejt e thyer të varfërisë shqiptare.
Dashuri tragjike
Për botën e madhe.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult