“E ngrita kokën dhe u dhashë këmbëve liri të plotë…”

Unë... gratë

Nga Shqipdona Brahaj

Në një qytet të madh, madje edhe vetëm për të ecur duhet t’i kesh xhepat plot “gurë”. Individin, me korrektivisht “Unin” në marrëdhëniet e kompleksitetit dhe te artificiales qytetëruese e sjellë atë gjer në një komë me mundësi plagosjeje nga të gjitha anët, pra, çdo “Un” që hyn në rezistencë me strukturën shoqërore ku i përket, e vë në rrezik shëndetin shpirtëror karshi plasticitetit global qytetërues.
Ekziston një disharmoni në mes të thelbit individ dhe kushteve të jetës ku ai “zhvillohet”, kudo dhe kurdo që na gjen dielli për të kultivuar një të tillë, shoqëria do ta quajë ose “Mexhnun” ose do ta bëjë të plogësht!

Në një nga urtësitë e pronizuara të Özelit gjejmë një aludim të tillë “Kapsllëku zvogëlon prodhimin”, rrjedhimisht, kur zvogëlohet diversifikimi i individit shfaqën ngërçe të pakuruara e që pasojat supetohen vetëm tek qenia e tij. Për të lehtësuar shpatullat e tij duhet krijuar një ambient të mundshëm ku do të jetësoheshin vlerat që posedon, përkundrazi, një tronditje tutje veçse e zbehë sigurinë e tij. Një person që nofkohet si “mexhnunian”nga shoqëria përkatëse, nuk mund t’i gëzohet strehimores elementare të ushqimit dhe të vendbanimit, ngaqë nevojat dhe kërkesat vazhdojnë përtej kësaj. Për t’u arritur mbjellja e një individi të shëndosh na ofrohen rrugë të gjata me stacione të shumëfishta, nga ku baraspesha ambientale mund të jetë një hapërim i mbarë drejt këtij qëllimi. Si për dreq ç’m’u kujtua përsëri Özel: “Nëse mendimet tona mbeten ngushëlluese karshi jetës sonë të përditshme, kjo do të thotë kemi kokë false”.

Shoqëria sot po sillet e pështillet me një hipotezë praktike ajrore, ku jeta e saj e përditshme zhvillohet tërësisht pa asnjë rezervë, pra, një jorehati që s’ka të sosur.
Lejla Usman tek “Brenda është tjetër botë” na kujton që “Bota është e ngushtë” dhe vazhdon “E ngrita kokën dhe u dhashë këmbëve liri të plotë… duke kërkuar krimin e ri që do më kthente lirinë time”.

Një individ mund të kryej krime, por jo çdo individ është kriminel, krimi i Lejlas në këtë rast është si një klithmë e fuqishme për të larguar zingjirët nga këmbët e saj të mavijosura, por, për çfarë krimi dënohet sot individi jonë: “Ndoshta njeriu do të ishte më rehat sikur të mos e dinte!”.

*Titulli i origjinalit: “Dallgëzime emocionale”