Një nga gratë më të bukura dhe më të famshme të kinematografisë, Lizi, shpesh identifikohet si Kleopatra.
Në aspektin personal, Elizabeth Taylor është përfolur shpesh për historitë e saj të martesave dhe divorceve, një nga të cilat edhe ajo me Richard Burton.
Burton dhe Taylor u martuan dhe u ndanë dy herë, duke krijuar kështu idenë se, dashuria e vërtetë e saj ishte pikërisht, Richard Burton.
Më poshtën janë dy prej letrave të shkurtra, por plot ngarkesë emocionale që dyshja, këmbente në momente kritike:
Elizabeth Taylor për Burton:
“I dashur (ende) burri im,
Sa do doja të të tregoja dashurinë që ndiej për ty, frikën, dëshirën e brishtë e kafshërore – (me ty) – xhelozinë time, krenarinë, inatin tim ndaj teje ndonjëherë. Të gjithë dashurinë time për ty, dhe dashurinë që ti shpalos për mua – do doja të shkruaja për të gjithë këtë, por nuk mundem. Gjithë çfarë mund të bëj, është të ziej përbrenda, e të shpresoj që ta kuptosh si ndihem në të vërtetë.
(Ende) Gruaja jote.
P.S. Oh, dashuri… mos na lër më kurrë, ta marrim njëri-tjetrin për të mirëqenë!
P.P.S. 10 vjet, nuk janë pak!
Ndërkohë, Richard Burton shkruan për Lizin:
“E dashur (ende) gruaja ime,
Sytë e mi të verbër janë duke pritur dëshpërimthi për shikimin tënd. Ti, sigurisht, nuk e kupton sesa e bukur ke qenë dhe sesa vend special ke siguruar në shpirtin tim”.
Duket qartë dhimbja që ndiejnë për njëri-tjetrin edhe pse, duke u divorcuar së dyti.
Pasioni i tyre ngjan me dashuri, në dukje platonike, ku palët edhe pse duhen, nuk qëndrojnë bashkë për arsye të tjera të jashtme. Ama nuk qe e tillë, pasi ishin të dy ata që vendosnin, si për martesat e divorcet edhe pse e dukshme se… ndjenin për njëri-tjetrin, sido që rrodhi jeta e tyre.
ObserverKult
_______________________
Lexo edhe:
PSE KLEOPATRA SHPENZOI NJË PASURI PËR NJË PIJE, ARSYEJA E PABESUESHME
ObserverKult