E paharruara: “Fustanin që ta solla mbrëmë” kënduar nga Parashqevi Simaku (Teksti dhe kënga)

Në vitet e 80-ta, skenës muzikore iu shtua edhe një zë i veçantë, që do të vlerësohej shumë nga publiku dhe, edhe nga njohës të muzikës.

E lindur në Kavajë, Parashqevi Simaku do të mbetet ikonë e muzikës shqipe, e njohur jo vetëm për zërin e saj, por edhe për sharmin që e shfaqte në skenë.

Falë talentit të saj, ajo qysh herët filloi të bashkëpunoj me kompozitorë të njohur shqiptarë, dhe merr pjesë në shumë festivale të këngës.

Ju ftojmë të dëgjoni një nga këngët më të bukura kënduar nga Parashqevi Simaku

parashqevi simaku
Parashqevi Simaku

Fustanin që ta solla mbrëmë,
a s’e vesh moj për hatrin tim.
Fustanin që ta solla mbrëmë,
a s’e vesh moj për hatrin tim

Aman a s’e vesh moj për hatrin tim,
se jam rritur jetim,
Aman a s’e vesh moj për hatrin tim,
se jam rritur jetim.

Fustanin, o me lule shumë,
a s’e vesh moj për hatrin tim.
Fustanin, o me lule shumë,
a s’e vesh moj për hatrin tim.

Aman a s’e vesh moj për hatrin tim,
se jam rritur jetim.
Aman se jetim jam rritur,
me kulaç, moj të siturë, o…

E përgatiti: A. S.- ObserverKult

————————

Lexo edhe:

FREDERIK NDOCI TREGON PRAPASKENËN: MERRNIN DREJTORIN NË TELEFON, E FAVORIZONIN PARASHQEVI SIMAKUN

Këngëtari i njohur, Frederik Ndoci, i ftuar në një intervistë televizive ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e tij private dhe artistike. Mes të tjerash ai ka bërë me dije se këngëtarja Parashqevi Simaku, kishte simpatizantë në Komitetin Qendror.

Ai tregon se ata të kërkonin edhe favorizimin e saj nga Drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Marash Hajati. Shkodrani ka folur pa doreza dhe hapur për diçka të tillë.

I pyetur në lidhje me përmendjen e emrit të Hajatit në lidhje me këngëtaren, Ndoci ka sqaruar se ka thënë që ishte favorite e tij jo duke nënkuptuar diçka mes të dyve, por se porositë në lidhje me këngëtaren vinin nga Komiteti Qendror.

Parashevi Simaku ishte favorite e dikujt në Komitetin Qendror. Me një telefonatë, atij (Marash Hajatit) i kërkohej ta kishin kujdes zonjën sepse këndonte mirë.

Ai nuk i ikte dot edhe këtij fenomeni, por ka qenë edhe vetë simpatizant i saj. Sepse ka investuar edhe 2-3 koncerte të mëdha për të.

Ishim të tërë artistë të mirë Irma Libohova, Myfarete Laze, por investimi që u bë për recitalin e Simakut ishte një investim shumë i madh i të ardhurave nga televizioni dhe doli gjë shumë e bukur.

tekstin e plotë e gjeni KETU