E paharruara “Martesa jonë”, këngë që u interpretua mjeshtrisht nga Ismet Bogujevci (Teksti dhe Video)

Ismet Bogujevci, u lind më 9.4. 1952 në Podujevë. Aktiviteti i tij artistik, ka nisur rrugëtimin me shoqërinë kulturo-artistike “Josip Rela’’ në Podujevë. Është viti 1972 kur ai hyri furishëm si këngëtar por dhe si aktor meqë shoqëria “Josip Rela’’ kishte shtrirje në dy fusha permanente – muzikë dhe aktivitete teatrore – dramatike.

Bogujevci ka vazhduar aktivitetin e tij artistik – muzikor në shoqërinë “Ramiz Sadiku’’ në Prishtinë.

Në vitet ’80-ta, ai së bashku me një grup artistik muzikor dhe me orkestrën popullore të Radio Televizionit të Prishtinës, me një kastë të përzgjedhur këngëtarësh, më eminentët e kohës, do të shtrijnë aktivitetin e tyre muzikor – turne brenda gjithë qyteteve Shqipërisë.

Bogujevci si solist muzikor ka fituar një mori çmimesh përfshirë – Mikrofoni i Artë,  në Akordet e Kosovës.

Që nga viti 2000, ka punuar si solist – këngëtar në “Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shota’’ ndërsa, nga viti 2012 – 2013 ishte UD – Drejtor i “Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Shota’’, periudhë kjo, për gjatë së cilës, ansambli ka fituar disa çmime ndërkombëtare në festivale prestigjioze nëpër botë, përfshirë këto vende: Turqia, Italia, Bullgaria.

Ai u nda nga jeta më 13 maj të vitit 2021.

Në mesin e këngëve të kënduara nga ai që i ka mbijetuar kohës është “Martesa jonë’’ të cilën e ka punuar kompozitori Gazmend Zajmi.

Në vazhdim e gjeni tekstin e kësaj kënge:

Qysh në vegjëli ne u deshëm njëri-tjetrin përqafum
Zemrat tona kurrë pa u nda njëra-tjetrën e kërkun

Martesa jon asht e bukur
Kurorëzim i dashurisë
O zemër këndo pa pushue
Kënge të bukra t’lumturis’

Si ëndërr më të shtrenjtë ditë e sotme kam dëshiru
Zemra tonat kur pa ja nda përherë njëra-tjetrën e kërkun

Martesa jon asht e bukur
Kurorëzim i dashurisë
O zemër këndo pa pushue
Kënge të bukra t’lumturis’

Ditë më e bardhë, më e ndritshme sot për mua po agon
Gjithë natyra po këndon për të bukurën këngë të zemrës sonë…

E përgatiti: A.S./ ObserverKult


Lexo edhe:

VDIQ KËNGËTARI I NJOHUR I MUZIKËS POPULLORE, ISMET BOGUJEVCI