E PAZAKONTË/ Këngëtari ndërton varrin e tij në shtëpi

këngëtari ed sheeran

Këngëtari Ed Sheeran ka përfunduar punimet në kishën e tij private, në të cilën ka ndërtuar edhe varrin, në mjediset e shtëpisë së tij në East Suffolk.
Daily Mail raporton se puna në kishë filloi më shumë se 19 muaj më parë. Ndërtesa e quajtur nga vendasit “Sheeranville” ka një formë varke dhe një kullë mbresëlënëse, ku këngëtari dhe të dashurit e tij mund të meditojnë, të luten dhe të relaksohen.
Ajo është e gjatë 65 metra, e kompletuar me një shkallë spirale.
Ed Sheeran, 32-vjeçar, i cili jeton me gruan e tij Cherry dhe dy fëmijët e tyre, fillimisht kishte plane për të ndërtuar një kishë më të madhe, por kjo u refuzua nga arkitektët dhe inxhinierët.
Disa fqinjë e kundërshtuan ndërtesën, duke thënë se tashmë kishte mjaft kisha në zonë për t’u shërbyer banorëve.

ObserverKult

Lexo edhe:

GJYKATA NË SERBI VENDOS TË MOS SHFAQEN DY FILMAT SHQIP NË LUGINËN E PRESHEVËS

Gjykata Supreme në Vranjë, ka vendos për ndalimin e shfaqjes së dy filmave shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Këtë e ka konfirmuar për Gani Veseli, producent dhe aktor i këtyre dy filmave, “Heshtja vret” dhe “I pabesi”.

Ai ka thënë gjykata ka vendos që filmi i “I pabesi”, të mos shfaqet në mënyrë kategorike, ndërsa që për filmin “Heshtja vret” të hiqen logo e Republikës së Kosovës, për të cilin Veseli ka thënë se ishte kundër.

“Është marr vendimi për dy filmat që mos të shfaqen në Republikën e Serbisë, “I pabesi” kategorik mos me u shfaq për shkak që është i njëanshëm dhe gjykojnë se prek ndjenjat ndërnacionale dhe filmit “Heshtja vret” t’i hiqen logot e Republikës së Kosovës që isha kategorik që mos të ndodhë”, ka thënë ai.

Gjykata Supreme në Vranjë e ka zhvilluar më 11 gusht seancën e fundit.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult

Lexo edhe:

PARA TEJE BËHEM SI FËMIJA
Nga Petrit Qejvani

Para teje bëhem si fëmija
Që gjëra të shtrenjta kërkon
Unë kërkoj buzët e tua
“Po një minutë”-ti më ndalon.
 
Nuk e kuptoj se ç’do të thotë
Kjo frazë e bukur, kaq e brishtë
Sa herë të puth, pulit qepallat
“Po një minutë, më pëshpërit.”
 
Dhe unë atëherë më shumë të dua
Me zjarr të puth, me mall në gji
“Po një minutë”, ti prapë thua
Dhe unë prapë bëhem si fëmijë.
 
Dhe çdo gjë nis prapë nga e para
Unë prapë të puth në buzë e sy
Ti prapë më thua “Një minutë”
Dhe unë prapë bëhem si fëmijë.

ObserverKult