Kënga e famshme e Krishtëlindjes që ndali Luftën e Parë Botërore për tre minuta

Ndoshta kënga më e famshme e Krishtlindjeve – “Nata e heshtur, nata e shenjtë” – festoi 200-vjetorin e saj vitin e kaluar që kur u kompozua. Ajo u krijua në qytetin austriak Oberndorf afër Salzburgut, qytetin e Mozartit, me traditë të pasur muzikore nga e cila kishte origjinën familja e këngëtarit Von Trapp (“Këngët e mia, ëndrrat e mia”).

Në dy shekujt e kaluar, “Nata e heshtur, nata e shenjtë” është bërë një fenomen pothuajse kulturor, kolona zanore e Krishtlindjes në të gjitha kulturat në të gjithë botën.

Kënga është përkthyer në më shumë se 300 gjuhë dhe dialekte, përfshirë latinishten, dhe në vitin 2011 u shtua në listën e UNESCO-s për trashëgiminë kulturore të paprekshme. Është kënduar nga të gjithë këngëtarët në botë, nga Bing Crosby te Mariah Carey. Kënga, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, frymëzoi paqen.

Në prag të Krishtlindjes 1914, në fillim të Luftës së Parë Botërore, ushtarët në një prej llogoreve, ulën armët dhe helmetat e tyre, duke kënduar së bashku “Natë e heshtur, natë e shenjtë”. Më shumë se një milion njerëz vizitojnë vend-kompozimin e këngës gjatë nëntorit dhe dhjetorit, thotë Leo Baurnberger, kreu i bordit vendor të turistëve, megjithëse shumica e muzeve, dyqaneve dhe gjërave të tjera kushtuar këngës janë të hapura pjesën tjetër të vitit.

“Për sa kohë që jetuam me atë këngë në Salzburg, na u desh shumë kohë për të kuptuar se çfarë thesari kemi. Një përvjetor është pra një rast ideal për të festuar këngën më të madhe të Krishtëlindjes së bashku me botën”, thotë Baurnberger.

Jetët e njerëzve që fshihen pas këngës, në të vërtetë kanë të bëjnë me disa fshatra rreth Salzburgut, ku ata punonin, por gjithçka fillon me Oberndorfin, një fshat i vogël në lumin Salzach, rreth 20 kilometra në veri të Salzburgut. /tesheshi.com/