Artistja Doruntina Kastrati do të përfaqësojë Kosovën në Ekspozitën e 60-të Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venedikut në vitin 2024.
Kjo me projektpropozimin e titulluar “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës”, të kuruar nga Erëmirë Krasniqi dhe me komisionere Hana Halilaj.
Këto tria të cilat do të marrin pjesë në Ekspozitën e 60-të Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venedikut vitin e ardhshëm i ka takuar së fundmi ministri i Ministrisë së Kulturës, Hajrulla Çeku në zyren e tij.
Ministri Çeku ka shprehur përgëzimet e tij dhe i ka dëshiruar suksese në këtë rrugëtim të rëndësishëm për artin kosovar.
“Diskutimi ka përfshirë konceptin e projektit ‘Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës’, duke ndarë idetë dhe përgatitjet që po bëhen për t’u paraqitur para artistëve dhe dashamirësve të artit nga mbarë bota”, bëhet me dije në njoftimin e MKRS-së.
Ndryshe, në projektin e saj për pavijonin e ardhshëm të Kosovës, artistja Kastrati ka propozuar një instalacion skulpturor, i cili do të trajtojë punën e feminizuar, pabarazitë në vendin e punës dhe tëhuajsimi që vjen si pasojë. /ObserverKult
Lexo edhe:
“VERA ANDRRON DETIN” DO TË SHFAQET NË FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR TË FILMIT NË KAJRO
“Vera Andrron Detin” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kajro.
Filmi “Vera Andron Detin” i Kaltrina Krasniqit, do të jepet edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Kajro.
Kështu, shënohet një sukses i radhës i filmave vendor, premierat e të cilëve po jepen gjithandej në Festivale Ndërkombëtare.
Festivali i cili shënon 43-vjetorin dhe mbahet nga 26 nëntori deri më 5 dhjetor.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ILDA MEJDANI JEHA: QAJ KUR NJË BURRË I MIRË QAN FSHEHURAZI
Ç’të prek?
Ndershmëria – them ndershëm
Qaj kur një burrë i mirë qan fshehurazi
dhe një grua e vetmuar hekuros ditë pas dite vijën e fatit të saj,
Ç’të paqton?
Dëgjoj jazz të vjetër, nga ai që mjalton kujtimet….,
perëndimi vel mobiljet me shpirtin e dritës së ikur….
i kundroj si sipërfaqe çaji….
Nuk ëndërroj.
Poezinë e
ObserverKult