E regjistruar nga Lennon në 1970, Inteligjenca Artificiale risjell këngën e “Beatles”

Kanë kaluar më shumë se 4 dekada që kur John Lennon u vra tragjikisht në moshën vetëm 40-vjeçare, por tani me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, Paul McCartney dhe Ringo Starr kanë regjistruar këngën ‘përfundimtare’ të Beatles me vokalin e Lennon.  

Pas shpalljes së këngës nga Paul McCartney në fillim të këtij viti, tani është konfirmuar se kënga, e titulluar “Now And Then”, do të publikohet me 2 nëntor në orën 14:00.

Ndërkaq para publikimit të këngës së re, do të shfaqet edhe dokumentari i quajtur “Now and Then”.

Çfarë kanë thënë grupi për këngën e re?

“Ja ku ishte, zëri i John-it, kristal i qartë. Është mjaft emocionues dhe ne të gjithë luajmë në të, është një regjistrim i vërtetë i Beatles.

Në vitin 2023, të punosh ende në muzikën e Beatles dhe gati të publikosh një këngë të re që publiku nuk e ka dëgjuar, mendoj se është një gjë emocionuese”, tha Paul teksa foli për këngën e re.

Kënga e re përmban pjesët e kitarës elektrike dhe akustike të George Harrison të regjistruara në vitin 1995 si pjesë e projektit të ‘The Beatles’ .

Në atë pikë, kufizimet teknologjike penguan që vokali dhe pianoja e John të ndaheshin për të arritur përzierjen e qartë dhe pa turbullira të nevojshme për të përfunduar këngën.

“Ishte më e afërta që do të kishim ndonjëherë për ta rikthyer atë në dhomë, kështu që ishte shumë emocionuese për të gjithë ne. Ishte sikur John ishte atje, e dini. Është shumë larg”, tha Ringo për këngën.

Edhe Sean Ono Lennon, djali i Lennon, gjithashtu foli për këngën e re ndërsa theksoi se ishte jashtëzakonisht prekëse t’i dëgjonte duke punuar së bashku pas gjithë viteve që babai i tij kishte ikur./ planetradio.co.uk

ObserverKult


Lexo edhe:

PSE U NDA GRUPI I FAMSHËM “BEATLES”, MISTERI QË PO VAZHDON…

Katër anëtarët e “Beatles”– John Lennon, Paul Mccartney, George Harrison dhe Ringo Starr-e ndryshuan përgjithmonë muzikën botërore… ky grup këtë e bënë në një kohë relativisht të shkurtër.

Ata u shfaqën për herë të parë në skenë në vitin 1963 me këngën “Please please me”, dhe regjistruan albumet e tyre të fundit, “Let it be” dhe “Abbey road” në vitin 1969. Të katërt u bënë bashkë në një grup muzikor që kur ishin adoleshentë, u bënë super–yje me famë botërore në fillim të të 20-tave. Ata ndanë një sërë përvojash unike, dhe natyrisht duke formuar një grup unik, sa i përket rivalitetit dhe sherreve të brendshme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


TOM WAITS: RRUGA DREJT PAQES

Nga Tom Waits

I riu Abdel Mahdi Shamay ishte sall tetëmbëdhjetë vjeç,
ishte më i riu prej nëntë fëmijëve,
kurrë s’e kishte kaluar asnjë natë larg shtëpisë.
Dhe nëna e tij e mbante fotografinë e tij, teksa shfletonte New York Times
Për të kuptuar se vrasjet janë intensifikuar në rrugën drejt paqes

Ishte një djalë gjatosh e thatanik me mustaqe për merak
dhe i maskuar si një çifut ortodoks
Në një autobus të mbushur plot në Jeruzalem,
disa e kishin mbijetuar Luftën e Dytë Botërore
Një eksplodim shurdhues i hodhi dritaret 200 jarde tutje
Me shumë dëme dhe me shtatëmbëdhjetë të vdekur në rrugën drejt paqes

Tash në avenynë King George dhe Jaffa Road
pasagjerët hipën në autobusin 14a
Në rruginën bash pranë shoferit Abdel Mahdi Shamay
Dhe gjëja e fundit që e tha në tokë ishte
“Zoti është i madh dhe Zoti është i mirë “
Dhe të gjithë i çoi n’hava te mbretëria që shpie mbi rrugën drejt paqes

Ndërsa si përgjigje ndaj kësaj taksirati e zuri Yasser Taha,
Izraeli thotë se ai është epror militant i Hamasit
Dhe Izraeli dërgoi katër helikopterë,
zjarri shpërtheu dhe shkatërroi gjithçka përreth
Ia mbyti gruan dhe fëmijën tre vjeç
duke lënë pas vetes sall skelete të shkrumbuara

U gjet shishja e fëmijës, një palë këpucë të vocërra dhe i
tunden para kamerave
Ama Izraeli thotë se nuk e dinin që gruaja e tij dhe
fëmija ishin në automobil
Tash ka pika kontrolli kudo dhe sall vuajtje në TV
Asnjëra palë kurrë s’do të heq dorë nga e drejta e tyre
më e vockël në rrugën drejt paqes

Izraeli nisi fushatën kundër Hamasit të martën
Dy ditë më vonë Hamas u hakmor
dhe vrau pesë ushtarë izraelitë
epo mijëra të vdekur dhe të plagosur në të dy anët
shumica prej tyre civilë të lindjes së mesme
Ata i mbushën fëmijët me plot urrejtje për të luftuar
në luftën e kahershme të njeriut dhe të vdesin në rrugën drejt paqes

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult