Pse u nda grupi i famshëm “Beatles”, misteri që po vazhdon…

Beatles

Katër anëtarët e “Beatles”– John Lennon, Paul Mccartney, George Harrison dhe Ringo Starr-e ndryshuan përgjithmonë muzikën botërore… ky grup këtë e bënë në një kohë relativisht të shkurtër.

Ata u shfaqën për herë të parë në skenë në vitin 1963 me këngën “Please please me”, dhe regjistruan albumet e tyre të fundit, “Let it be” dhe “Abbey road” në vitin 1969. 

Të katërt u bënë bashkë në një grup muzikor që kur ishin adoleshentë, u bënë super–yje me famë botërore në fillim të të 20-tave.

Ata ndanë një sërë përvojash unike, dhe natyrisht duke formuar një grup unik, sa i përket rivalitetit dhe sherreve të brendshme.

Por pse grupi muzikor më me ndikim i shekullit XX-të, u shpërbë brenda 7 viteve nga publikimi i albumit të tyre të parë?

Përgjigja është po aq komplekse, sa edhe marrëdhëniet midis anëtarëve të grupit, shumë njerëz mendojnë se ndarja e “Beatles” e ka origjinën tek vdekja e menaxherit të tyre, Brian Epstein më 27 gusht 1967.

Edhe pse pronar i një dyqani diskografik, pa asnjë përvojë në menaxhimin e grupeve, Epstein luajti gjithsesi një rol vendimtar në ngritjen e tyre drejt famës mbarëbotërore. 

Po ashtu Epstein bashkëthemeloi kompaninë “Northern Songs Ltd.” për të publikuar muzikën e “Beatles”, duke i dhënë Lennon dhe Mccartney nga 15 për qind të aksioneve.

Ishin të rraskapitur nga turnetë e tyre, gjatë të cilave ata nuk mundnin ta dëgjonin dot veten luajtur në skenë për shkak të zhurmës shurdhuese të fansave të tyre, kështu, “Beatles” vendosën që të hiqnin dorë nga koncertet live në vitin 1966.

Epstein e kundërshtoi këtë vendim, ishte katërshja tjetër e grupit që mendoi se kjo ishte e nevojshme- sipas tyre kjo ishte një mundësi për t’u fokusuar tek cilësia e muzikës së tyre.

Gjatë viteve që pasuan,“Beatles” e ripërcaktuan muzikën pop, ata u bënë ikona globale e lëvizjes kundër–kulturore por nga ana tjetër grupi nisi të fitojë më pak para dhe u largua nga Epstein.

Kur Brian Epstein vdiq nga një mbidozë droge, “Beatles” e humbën njeriun që dinte të menaxhonte me mjeshtëri financat dhe egon e tyre.

Lennon, Harrison dhe Starr donin që vendin e tij ta zinte Allen Klein, menaxheri i grupi “Rolling Stones”, Mccartney i cili ishte në favor të Lee dhe John Eastman, babait dhe vëllait të gruas së tij të ardhshme Linda.

“Mendoj se ajo ishte një llogaritje e gabuar e Paul”-thotë Tim Riley, profesor i gazetarisë në Kolegjin Emerson, ai ishte edhe autor i disa librave rreth “Beatles”. “Merrni parasysh variantin e kundërt: ai nuk do të kishte lejuar kurrë që John Lennon të përfshinte në biznes vjehrrin e tij.”- shton ai. Pa të ardhurat e besueshme që i siguronin dikur turnetë, ”Beatles” nisën ta ndjenin krizën.

Filmi “Magical Mystery Tour” e ndryshoi disi gjendje, por pa ndonjë arkëtim rekord, ata u përfshinë në shitjen me pakicë të veshjeve por biznesi falimentoi pas 8 muajsh, me një humbje prej rreth 200.000 paund.

Gjatë viteve 1968, 1969 dhe 1970, “Beatles” shpenzuan qindra orë në takime biznesi, këto takime ata i bënë në selinë e shtëpisë së tyre diskografike “Apple Records”. Shpërbërja përfundimtare e grupit ndodhi pikërisht gjatë një takimi të tillë.

Lennon i tha zyrtarisht Mccartney dhe Starr, se ai po largohej nga grupi, kjo ndodhi gjatë një takimi të datës 20 shtator 1969 në praninë e Klein.

Ky i fundit e bindi Lennon të mbante sekret largimin e tij, në mënyrë që të mos prishte një marrëveshje fitimprurëse të “Apple”, dhe që e përmirësoi shumë gjendjen e tyre financiare, pikërisht ditën kur Lennon u largua përgjithmonë nga grupi.

Një arsye tjetër e ndarjes mendohet se ishte e dashura e Lennon, Yoko Ono, ata ishin njohur në vitin 1966, dhe nga viti 1969 u bënë të pandashëm. Ono ndikoi shumë në shkrimin e këngëve të Lennon, dhe madje u shfaq në disa këngë të Beatles.

Prania e fortë e Ono dhe drejtimi surrealist dhe eksperimental, në të cilin ajo e shtyu grupin, ka bërë që shumë njerëz që nga vitet 1960 dhe deri në ditët e sotme, të arrijnë në përfundimin se artisja japoneze ishte fajtore për shpërbërjen e “Beatles”.

Por vitet e fundit, një numër në rritje kritikësh të muzikës, ata kanë argumentuar se ky mund të mos jetë shpjegim i duhur. Riley pretendon se ishte vetë Lennon, ai që “u fsheh pas” kësaj ideje. kjo në mënyrë që ai të distancohej nga grupi. Për Riley, duke sjellë të dashurën e tij në grup, Lennon u dërgoi shokëve mesazhin se po shkonte përtej partneritetit që kishte krijuar me ta.

Ono shërbeu si një “rrufepritëse” për zhgënjimet e kolegëve me Lennon, ajo duke lënë në hije problemet e tjera si situata financiare, dallimet në krijimtari si dhe varësinë e Lennon nga heroina. Lennon dhe Mccartney do të shfrytëzonin Onon si një shpjegim të lehtë për prishjen e partneritetit dhe miqësisë mes tyre.

Por kur u njohën bashkë, ata ishin 16 dhe 15 vjeç dhe të dy vuanin nga megalomania, kështu, rivaliteti midis tyre i paraprin shfaqjes së Onos. Në fillim, çdo këngë e “Beatles” ishte një bashkëpunim midis Lennon dhe Mccartney.

Edhe pse u ndanë, Lennon dhe Mccartney, imitonin stilin e njëri-tjetrit. Ata rrallëherë e përfundonin një këngë pa marrë disa të dhëna nga tjetri, por pakënaqësitë midis tyre nisën kur Lennon nisi të përçmonte këngët e modës së vjetër të Mccartney si “muzikë e gjyshes”, gjatë kohës që ky i fundit u përpoq të dilte si udhëheqës i grupit.

Armiqësia mes tyre u bë publike pas ndarjes së “Beatles”. Mccartney e goditi Lennon dhe Onon në këngën e tij “Too many people”, duke e akuzuar Lennon për ndarjen e grupit./History Channel

ObserverKult

———————–

Lexo edhe:

KUSH ËSHTË GRUAJA QË FRYMËZOI SHUMË NGA HITET E “THE BEATLES”?

Nga Barbara Stepko

Erik Klepton, si një anëtar i grupit rok të viteve 1960 “Derek & Dominos”, shkroi këngën “Layla”, si një poezi dashurie për Pati Bojd, gruan e shokut të tij dhe kolegut të tij muzikant Xhorxh Hamilton, dhe që më vonë do të bëhej zonja Klepton.

‘Njeriu i Pianos’, Billi Xhoel shkroi këngën “Uptown Girl”, kushtuar supermodeles së viteve 1980, Kristi Brinkli. Por një nga muzat më me ndikim të muzikës rok ishte Xhejn Asher, ish-e dashura e Pol Mekartnit të “The Beatles” – ndikimi i të cilës, mund të gjendet në disa prej këngëve më të famshme të grupit

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


CIKËL POETIK NGA NORA PREKAZI: ODE MOCANIKËVE

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish të Nora Prekazit, shkëputur nga libri “Amë” (Littera, 2023)

Kozmos

Ne jemi fije peri e thurrur në avlëmend
Grumbull andrrash të fëmijërisë dëftuar
nën pizhame të buta
Jemi copëza fjalësh e shprehish të nanave,
Sall kërkesa, sall dashuri, sall dëshirë
e dëshpëruar për tu rritë e për të qenë si duhet
Ne jemi copëza zilesh mekanike të shkollës,
Copëza çantash të shkarravitura,
puçrra fytyre e hormone të dalldisura
Jemi copëza dëshirash për superheronj
Të gjithë deshëm me shpëtu botën në një moment
Jemi copëza lufte
Ditë si shekuj nën frikë, që ngelën identike
në memorien e pafund të vetëdijes
Ne jemi copëza takimesh dashurie,
Lëngim për prekje, nuhatje lëkure
e rrëzëllim fytyrash
Jemi copëza ftohjesh, ilaçesh,
e lëngimesh në shtrat duke pritur ditë me diell
Jemi copëza shujtash të përgatitura me delikatesë,
mëngjes, darkë, drekë, ditëlindje e mort
jemi copëza kremtash në përvjetorë
jemi copëza vegimesh
ankesash
vajesh
kujtimesh
gabimesh
lutjesh
fjalësh
të qeshurash deri në kupë të qiellit
Fragmente njerëzish,
gërryerje urie për të dhanë e për të marrë
mozaik i arnuar me ditë, plagë, natë,
përjetim e kohë
secili sosh, yrnek me ngjyra e ornamente të veta

Rrëfim qytetit

O qytet, o skutë, o rrëmujë
Thellë brenda m’janë gdhendë rrugët e tua
me beton t’plasaritur
Ke mbetë si fëmijë i papërkëdhelur
Sall vetëm e i gjymtuar
O qytet, o oborr im i vogël
Ngjyrat nuk po t’rrinë mirë
T’i kemi mveshë e ngjyrosë ballet
secili me imazhin e vet
Pa t’i njohur kufijtë
O gardhi im, që në andërr
t’i shoh rrugët ku s’shkruhet shqip
O qytet, o kuzhina ime e verës
Palë-palë është skalitë dashuria për ty,
krejt ngadale
Më djeg brenda kur të tjerët shqyejnë gurmazin
me kravatat e tyre pa shije
e pa asnjë kujtim rrugëve të tua me qorrsokakë,
pa asnjë kujtim te shkallët, te kinematë,
a te “Poleti”,
po me uri veç për me ta marrë ambrozin e nektarin.
O qytet, o dhembje
Kur isha ma e re, s’të kam njoftë sa duhet,
e pa t’njoftë kam dëshiru mos me t’taku,
E sot kur t’i kam mësu zhvatjet nëpër kohë,
T’i kam mësu kalitjet nëpër sisteme
qajë, kur njerëzit hedhin vnerë mbi ty.
O qytet, o andërr
Me pas mundësi vet t’i ujiti të gjitha parqet,
T’i mbledhi të gjitha hedhurinat,
të mbjelli lule, ta shtoj frymën
Me pas mundësi vet t’i fshijë sharjet në mure,
e flamujt që s‘të përkasin
Me pas mundësi vet t’i ndreqi fasadat,
t’i ndreqi dritat, t’i pastroj trotuaret, t’i qeli urat
O qytet, o shpi
T’i mbetesh nishan.
Ata që shkuan, gjithmonë kanë copëza tua
me vete,
qoftë pluhur, qoftë plumb,
qoftë grimca vizllimash të andrrave të tyre
të hershme
Një e di, që nuk mundem me të shajtë,
Kurrë s’ka me u ngopë dëshira me t’pa ma mirë,
E kurrë s’mundem me t’lanë

Janar

Ditë të avashta
Njerëz të avasht
Shtyejm shpirtat, duke i ngrohur me kafe turke
me tema rreth pozicione yjesh
Janar
muaj i gjatë
jetë e ngadalët
vit i panjohur që shtrihet
në udhën e mjegullt përpara
a do t’ia dalim mbanë?

Poezitë e plota mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult