Shkrimtarja, Natalia Ginzburg, lindi më 14 korrik 1916 në Palermo, Itali, ndërsa ka vdekur më 8 tetor 1991 në Romë, në moshën 75-vjeçare.
Ajo shkroi romane, tregime dhe ese, për të cilat mori çmimin “Strega” dhe çmimin “Bagutta”. Shumica e veprave të saj u përkthyen gjithashtu në anglisht dhe u botuan në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
ObserverKult ua sjell disa thënie të Natalia Ginzburg:
Gratë dinë rreth fëmijëve të tyre gjëra që një burrë nuk mund të dijë kurrë.
E rëndësishme është të largohesh nga gjërat që të bëjnë të qash.
Vështirë t’i njohësh çastet e lumtura ndërsa i jeton. Zakonisht i njohim vetëm pas njëfarë kohe.
Artisti nuk e shkruan një fjali ngaqë është e bukur, por ngaqë është e vërtetë.
Koha që jetojmë më sjell veç frymëzim, urrjetje e mërzi.
Nuk duam vetëm kujtimet e lumtura. Vjen në çast në jetë, kur kuptojmë që duam kujtimet sido që të jenë.
ObserverKult
Lexo edhe:
E ÇUDITSHME! AI QË DUAM MUND TË NA BËJË EDHE TË KËQIJA, POR NE JEMI TË QETË….
Një ditë takojmë personin e duhur. Qëndrojmë indiferentë, sepse nuk e kemi njohur.
Shëtisim me personin e duhur nëpër rrugët e periferisë dhe na bëhet zakon, pak nga pak, të shëtisim së toku përditë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult