E shkuara mund të të lëndojë- ti ose mund t’ia mbathësh ose të mësosh prej saj…

trishtim
Foto ilustrim

Në këtë artikull ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta prej filmave të ndryshëm të njohur. Janë thëniet më tipike që shpesh, ndërsa i lexon, të kujtojnë menjëherë filmin, pa e lexuar titullin në fund.

“Një burrë që nuk kalon kohë me familjen e tij, nuk është burrë i vërtetë”. – The Godfather

“Mami më thoshte gjithmonë se jeta është si një kuti me çokollata. Nuk e di asnjëherë se çfarë shije do të zgjedhësh”. – Forrest Gump

“Oh po, e shkuara mund të të lëndojë. Por ti ose mund t’ia mbathësh prej saj, ose të mësosh prej saj”. – The Lion King

“Ata që janë të lumtur, nuk do të thotë se nuk kanë dhimbje, ata thjesht kanë mësuar se si ta kontrollojnë atë”. – Love and other drugs

“Sado e vështirë të duket jeta, ka gjithmonë diçka që mund ta bësh dhe të jesh i suksesshëm. Atje ku ka jetë, ka shpresë”.  – The Theory of Everything

“Dashuria më e mirë është ajo që e mban shpirtin të zgjuar, që na bën të kërkojmë më shumë, që mbjell zjarr në zemrat tona dhe sjell paqe në mendjet tona. Këto shpresoj të t’i jap unë përgjithmonë”. – The Notebook

“Humbjen e vërtetë e përjeton kur e do diçka më shumë nga sa e do veten”. – Good Will Hunting

“Do të vijë një ditë, kur do të shohësh përreth dhe do të kuptosh se lumturia është përreth teje”. – Moana

“Mëso të ulesh dhe të vëzhgosh, jo çdo gjë ka nevojë për një reagim”. – Joker

“Jeta është si një lojë, ka shumë lojtarë. Nëse nuk luan me ta, ata do të luajnë me ty”. – Squid Game.

—————————————————————————————-

Bukowski për dashurinë, proze Bukowski kushtuar dashurinë

LEXO EDHE: BUKOWSKI: QËNDRO ME ATË QË TA PUTH SHPIRTIN; LËKURËN TA PUTH KUSHDO!

ObserverKult ju sjell disa thënie të Charles Bukowskit për dashurinë:

“Doja ta thoja me zë të lartë atë që ndieja, por qëndrova i heshtur nga frika se nuk do të më kuptonin”.

“Një nga ndjesitë më të bukura në botë është kur përqafon dikë dhe ai person të shtrëngon akoma më fort mbrapsht”.

“Unë nuk kam nevojë për dikë që të më përsërisë vazhdimisht se do të jetë aty. Se nuk do të më lëshojë, apo se nuk do të më tradhëtojë kurrë. Më mjafton dikush që në të gjitha rastet që të më dërgojë në djall, sërish të rikthehet tek unë”.

“Shpreheni atë që ndjeni. Mos kini frikë nga pasojat, sepse koha nuk fal asnjë. Dashuroni, urreni, shpreheni çdo emocion të fortë që po përjetoni. Njerëzit janë spektakli më i bukur në botë, dhe për të cilin nuk paguhet ndonjë biletë”…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU