N’at’ fushë t’mejdanit,
shkon e vjen dynjaja,
sjelle kryet prej xhami,
digjet fukaraja.
Mori shtatselvije,
shiqo në qitabe,
fol’ me goj’ Nurije,
se ke shum’ sevape.
Çka të thotë jot amë,
ditë edhe për ditë,
me dall-fes mbë njan’,
në daç me xan’ ashik.