Një incident i rëndë ka ndodhur në koncertin që këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka mbajtur të dielën në Nju-Jork.
Teksa performonte në skenën e tejmbushur, pasi të gjitha biletat ishin shitur, Bebe u godit me një celular në fytyrë nga një prej të pranishmëve në turmë.
Siç shihet në një video të publikuar në Twitter, artistja e veshur me ngjyrë rozë po i drejtohej pjesës së përparme të skenës, në momentin kur celulari fluturon me shpejtësi në drejtim të saj.
Bebe goditet drejt e në fytyrë dhe pas një momenti tronditjeje, ajo bie në gjunjë me kokën ulur. Anëtarë të shumtë të stafit nxitojnë për ta ndihmuar.
Videoja u shpërnda nga një numër i të pranishmëve të koncertit në Big Apple të dielën, ndërsa qarkulloi më pas edhe një video e Bebes duke u ndihmuar të dilte nga skena pas incidentit të rëndë.
“Kjo është Bebe Rexha që po largohet me nxitim nga vendi i koncertit këtu në NYC, pasi dikush hodhi një telefon dhe e goditi në fytyrë. Ne të gjithë po kalonim mirë dhe Bebe po ashtu. Kush do ta bënte diçka të tillë??? Shpresojmë të jesh mirë Bebe Rexha”, shkruhet në videon e postuar në Twitter.
Nëna e Bebe Rexhës zbulon se asaj iu desh të bënte tri qepje pasi dikush nga audienca e goditi me një telefon në kokë gjatë koncertit të saj.
Sakaq, një numër i lartë i fansave të Rexhës shkuan në Twitter për të shprehur sulmin e pakuptimtë ndaj këngëtares.
“Bebe është fjalë për fjalë një nga njerëzit më të ëmbël dhe më pa probleme në industrinë e muzikës. Ajo nuk e meriton këtë… Disa prej jush me të vërtetë duhet ta lini të qetë”, shkroi një fans.
Koncerti i së dielës në The Rooftop në Pier 17 ishte pjesë e turneut të këngëtares dhe kauntatores 33-vjeçare, të titulluar Best F’n Night Of My Life./ a2news.com
ObserverKult
Lexo edhe:
“ËSHTË E VËSHTIRË”/ BEBE REXHA TREGON PËR SËMUNDJEN NGA E CILA VUAN
Bebe Rexha zbuloi se Sindroma e Vezores Policistike e bëri të shtonte mbi 13 kilogramë.
“Unë shkova te mjeku vitin e kalua. Shumë gra në fakt e kanë këtë dhe nuk e dinë. Ata më diagnostikuan me PCOS, që është Sindroma e Vezores Policistike”. Kështu tha ajo në “The Jennifer Hudson Show”.
Sipas saj çrregullimi hormonal është “një nga shkaqet kryesore pse gratë shtojnë peshë. Po ashtu obeze”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult