E tmerrshme: “Durrësi i Kukuzelit, Dungut, Kodrës…, sot s’ka një piano!”

Restauruesi dhe akorduesi i instrumenteve muzikore, Ramazan Gurra, së fundmi ka ngritur zërin lidhur me gjendjen e pianos që gjendet në Pallatin e Kulturës në Durrës, e cila është krejtësisht e amortizuar.

Akorduesi i instrumenteve muzikore, përmes një statusi në llogarinë e tij Facebook tha se këto ditë është gjendur në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës për të akorduar pianon e këtij institucioni që është diku 70-vjeçare për koncertin e radhës.

Gurra ka konstatuar amortizimin tërësor të saj. Në këto rrethana, ai bën thirrje për vëmendje institucionale për të mundësuar një piano të re që muzikantët vendas e të huaj të performojnë normalisht.

“Pianoja në sallën e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisu”, mbi 70-vjeçare është komplet e amortizuar, çka do të thotë: Durrësi s’ka piano! Durrësi i Kukuzelit,  Dungut, Kodrës, Xhungës… Durrësi i Rifat Dedes, Lirit, Nelit, Lad Cakut, Mon Kuriqit, Dash Hoxhës, Gent Salillarit! Durrësi i Ermir Dizdarit, Petrika Afezollit, Linda Zemblakut, Adriana Frashërit, Ylli Ramzotit dhe qindra e qindra muzikantëve që dolën nga bankat e Akademisë së Arteve nuk ka piano.

Ku të performojnë pianistët e Durrësit, Shqipërise dhe të huajt… Se ka nevojë durrsaku të ndjekë koncerte, evente apo dhe festivale me muzikë klasike, të ballafaqohet me kolegët nga vendi e bota, asnjë ‘se bë ujin në zjarr”, ka shkruar Gurra.

Ai u ka bërë thirrje edhe artdashësve që në fund të koncertit të ngrenë zërin për një piano.

ObserverKult


Lexo edhe:

“NUK ËSHTË TALLAVA”, AKADEMIKU TOLE: MUZIKA TIRANASE NUK NDIKOHET NGA ORIENTI, E PASTËR SA POLIFONIA

Njohja me polifoninë e Jugut, por edhe Eposin e Veriut, e çoi atë natyrshëm drejt kërthizës së Shqipërisë, në kryeqytetin e saj.

E një qytet me njerëz të butë, mikpritës, që e dashurojnë jetën, pa dyshim që ka edhe një muzikë të mirë, që është bërë pjesë e të gjitha gëzimeve, nga Jugu në Veri.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Po përgatitem për preç zogaj

PREÇ ZOGAJ: PO PËRGATITEM PËR PUTHJEN TËNDE

Poezi nga Preç Zogaj               

“Sa udhë për të ardhur gjer te një puthje”
                                                                             Neruda

Një valë e nxehtë flladesh vjen nga deti,
kjo verë i zgjat dhe i shkurton ditët krejt pa rregull.
Dy herë ndaloi në dritaren time
një fytyrë e zbehtë, e harruar… Kupidi!
Çudi bëri me mua dhe u zhduk.
Do të kthehet prapë, ma ndien shpirti.
I dergjuri i madh
nuk ia paska humbur
fuqinë zgjimit.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult