Masakra mbi familjen patriotike të Macukullit… dhe fjalët e nënës kur e gjeti të lidhur për së vdekuri m’u në mes të fshatit
Xhemal Sali Meta, u rrethua nga komunistët në krye të fshatit në Dejen e Macukullit pas përpjekjeve të gjata ndërluftuese, ku ai mbeti i vrarë. Ishte data 10 maj 1947. Pasi u vra ai u u tërhoq zvarrë nga komunistët. Xhemal Meta mbahet mend si një ndër figurat e ndritura te antikomunizmit në Macukull.
Familja Meta banon prej shekujsh në fshatin Macukull dhe është një nga familjet, që ka luajtur rol të rendësishëm në interes të komunitetit dhe të çështjeve kombëtare. Xhemal Sali Meta ishte nënpunës i gardës në kohën e Mbretit Zog, mori pjesë në luftë kundër italianëve në luftën e Burrelit.
Ka qenë një nga luftëtarët e luftës kundër komunizmit më 1944 në Macukull. Me ardhjen e komunizmit, doli në arrati bashkë me vëllain e tij Kurt Sali Meta në Dejë të Macukullit, bashkë me Kolaj e Vadodaj, Saldocajt dhe luftëtarë të tjerë të kësaj krahine deri 1947…
Më 10 maj 1947 u rrethua nga forcat komunistë në krye të fshatit në Dejen e Macukullit pas përpjekjeve të gjata ndërluftuese, mbetet i vrarë Xhemal Meta.
Kur komunistët urdhëruan macukllanët për ta marrë zvarrë deri në mes të fshatit, askush nuk pranoi ta tërhiqte nga bashkëfshatarët. Por komunistët nuk u ngopën dhe e lidhen edhe të vdekur në kodër të fshatit. Aty u mblodhë i gjithë fshati. Duke u bërë presion rrethit të tij miqësorë se ata e kanë mbajtur me ushqim.
Thirrën nënën e tij, Korbe Meta, bijë e një prej familjeve më të mira në Macukull. Kur e sollën pranë kufomës, nuk e lanë t’i vinte dorën në ballë. Në atë moment ajo foli si një nënë trimëreshë: Djalë të mirë të gjetsha në atë dynja se burrat e mirë vriten si ti dhe na nderove derën.
Bashkëshortja Mexhitja, dy vajzat Nafia Servetja dhe djali i vetëm Skënderi u internuan pas vrasjes së Xhemalit. Ndërsa atë e varrosi fshati në një gropë me Hazis Sucin jo me shumë se 30 cm për ta përcmuar dhe përdhosur.
kujto.al
Lexo edhe:
NGA BRUKSELI NË HETUESINË E TIRANËS, HISTORIA E DHIMBSHME E GJYLJANA PREÇIT
ObserverKult