Gruaja e kërcënon me divorc shkrimtarin e njohur. Arsyeja qesharake!

stephen king

Ja çfarë i ndodhi shkrimtarit Stephen King…

Nuk mund të jesh artist, pa patur një dërrasë mangut. Ky është perceptimi tradicional për njerëzit e dhënë pas artit, letërsisë. Sigurisht e gjitha kjo, nisur nga ajo bota e tyre e ndjeshme, ndonjëherë shpërthyese…

Dhe të tillët mund të kenë edhe fiksime. P.sh, autori amerikan, i njohur në mbarë botën, Stephen King kishte një fiksim interesant.

 Ai ka folur për fiksimin e tij pas këngës “Mambo No5” të Lou Bega.

Siç tha për Rolling Stone, ai e luante këngën aq shpesh melodinë në kitarë sa gruaja e tij e kërcënoi se do ta divorconte.

“Moment i madh. Gruaja ime më kërcënoi se do të divorcohej. E kam luajtur shumë shpesh. Më pëlqente gjithashtu versioni i zgjeruar . Në shtëpi përsëritej, derisa gruaja ime më tha ‘edhe një herë dhe do të të lë, zemër…‘”.

Çifti janë të martuar që nga viti 1971 dhe kanë tre fëmijë, Naomi dhe Owen dhe Joseph.

Stephen Edwin King (21 shtator1947PortlandMaineSHBA), është shkrimtar dhe skenarist i njohur amerikan. I dedikuar pothuajse tërësisht zhanrit horror dhe fantashkencë, në fillim të karrierës së tij King, ka përdorur dhe pseudonimin Richard Bachman dhe më rrallë John Swithen.

Librat e tij janë shitur në më shumë se 350 milionë kopje në mbarë botën.

Ndërkohë historitë e tij kanë frymëzuar disa nga filmat më të shikuar të dekadave të fundit, që nga “The Shining” deri te “The Shawshank Redemption”, ky i fundit nga IMDb renditet mes filmave më të bukur të realizuar ndonjëherë.

Përgatiti U.V./ ObserverKult

Kliko edhe:

ARRESTOHET INFLUENCUESJA: KËSHILLONTE PRINDËRIT SI T’I NDËSHKOJNË FËMIJËT

Interneti, rrjeti i ka nxjerrë në pah budallenjtë që dikur i njihte veç lagjja e tyre, thoshte Umberto Eco.

“Më përpara ata flisnin vetëm në bare pas një gote me verë, pa e dëmtuar komunitetin. Ua mbyllnin menjëherë gojën, ndërsa tani kanë të njëjtën të drejtë fjale me një fitues të çmimit Nobel. Është pushtim nga budallenjtë”, theksonte Eco.

Dhe jemi dëshmitarë të çmendurive të shumëta postuar nga lloj-lloj njerëzish ne rrjete sociale. Disa prej tyre edhe me pasoja të rënda.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult