E tmerrshme: Kjo është gazetarja që e varën lakuriq midis burgut të burrave në Shqipëri

Pasi e torturuan në hetuesi për muaj të gjatë me akuzën si spiune e perëndimit, dëshira kafshërore e shtazëve komunistë arriti përtej të paimagjinueshmes.
Biankën e varin nga shpatullat, të lidhur në litarë, lakuriq, në mes të oborrit të burgut të burrave kur shumica e të burgosurve ishin miq të saj e të bashkëshortit.

Kur u njoha për herë të parë me historinë e Bianka Balliçit pësova një tronditje të thellë
shpirtërore e psikologjike.
Bianka Balliçi, njësoj si Pauline Petrela etj, zonja të huaja, provuan llavën e urrejtjes në lëkurë sepse kishin një shpirt të madh, plot dashuri e dinjitet, mjaftueshëm për t’u torturuar në mënyrë çnjerëzore nga shtazët e pashpirt veshur me veladonin e vdekjes, me drapër e çekan në dorë.

Bianka Balliçi ishte një gazetare italiane, piktore, artiste, e cila vjen në Shqiperi gjatë Luftës së Dyte Botërore si korrespondente e gazetës ku punonte. Në Shqipëri dashurohet
e martohet me Adem Balliçin, djalë fisnik nga një familje e mrekullueshme qytetare, nga Elbasani.

Në vitin 1946 fillon kalvari i vuajtjeve për Biankën, bashkëshortin e familjen e tyre. Ata arrestohen, torturohen e burgosën. Bianka nuk e takon më bashkëshortin dhe si pasojë
dashuria e tyre përskuqet dhunshëm nga hekuri i zjarrit e torturës komuniste.
Bianka ishte vërtet siç e kishte emrin, e bardhe në shpirt e lëkurë, artiste që e adhuronte të bukurën, i donte njerëzit, me një buzëqeshje plot jetë, me flokë bionde e sy të mrekullueshem të kaltër.

Pasi e torturuan, Biankën e varin nga shpatullat, të lidhur në litarë, në një lloj mënyre torturuese që pesha e trupit të rëndonte aq shumë sa pjesa e shpatullave dhe e krahëve fillonin e shkëputeshin ngadalë prej pjesës tjetër të trupit, një lloj shqyerje e giymtyrëve.
Biankën e lidhën kështu, lakuriq, në mes të oborrit të burgut të burrave ku shumica e të burgosurve ishin miq të saj e të bashkëshortit.

Bianka e bukur, aq e re, aq e pafajshme, që përveç bashkëshortit nuk kishte asnjëri tjetër në Shqiperi, qëndroi me sy mbyllur në acarin e dimrit, me gjakun që kullonte nga trupi e që ngrinte në currila ngjyre të errët prej të ftohtit.

Të gjithë zotërinjtë që vuanin burgun komunist u detyruan të dilnin ta shihnin një nga një si dënim këtë pamje, por askush nuk i ngriti sytë. Të gjithë qëndronin kokëulur me lotët që rridhnin faqeve.

Shumëkush, po atë ditë u torturua sepse guxuan të rebelohen për Biankën, e ndërsa muret e birucave përskuqeshin me gjak intelektualësh, si dënim për mospërlyerjen e tyre në krim, Bianka qëndronte heroikisht e varur, lakuriq me flokët e shpupuritur që kishin ngrirë nga gjaku, e me sytë e mbyllur duke pritur vdekjen, që nuk vinte.

Ah, zemra…Nuk ndalon zemra, kur njeriu dëshiron kaq shumë që ajo të mos rrahë më!
Bianka, gruaja me shpirtin e emrin e bardhë, është ikone e kalvarit të vuajtjeve
e dhimbjeve pa arsye, pa shkak, pa asnjë filozofi mbështetëse kuptimi. Bianka është viktima e absurdit dhe e urrejtjes shtazore të komunisteve antinjerëz ndaj Njeriut!/Ervina Toptani

“Marrë nga faqja në “Facebook” e Lori Sina

ObserverKult


Lexo edhe:

ISH-KRYEHETUESI: MEHMET SHEHUN E VRAU ME DORËN E VET KADRI HAZBIU/ NË DHOMËN E EKZEKUTIMIT ISHIN 5 PERSONA


Lexo edhe:

ASHPËRSIA DHE HIRET E BURRAVE MALËSORË