E TMERRSHME/ Mësuesi shqiptar puth në buzë nxënësen e fillores

mësuesi

Një rast i rëndë i sulmit seksual ndaj një të miture ka ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan. Mësuesi i identifikuar me emrin Valentin Selmanaj është filmuar duke puthur në buzë një nxënëse të klasës së shtatë.

Ngjarja ka ndodhur të premten dhe është filmuar me telefon, fshehurazi përmes derës së klasës.

Mësuesi ka biseduar për pak çaste me nxënësen dhe më pas e ka puthur në buzë.

Lidhur me këtë ka folur edhe Porkuroria e Shtetit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, ka thënë se pas ka identifikuar personin në fjalë, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari me inicialet V.S., është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Nikqi ka theksuar se brenda afatit ligjor, ndaj të pandehurit do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokurori i shtetit ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, “i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të të pandehurit”, ka thënë Nikqi.

ObserverKult

Kliko edhe:

MAKINA E PËRPLASI PRANË SHTËPISË SË TIJ, VDIQ AKTORI I FAMSHËM

Aktori i njohur amerikan, Treat Williams vdiq në një aksident automobilistik pranë shtëpisë së tij luksoze në Vermont.

Sipas mediave ndërkombëtare, aksidenti fatal ka ndodhur pasditen e së hënës. Kjo ka ndodhur derisa motoçikleta në të cilën udhëtonte Williams është goditur nga një makinë e drejtuar nga një shofer 35-vjeçar.

Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi 35-vjeçar është kthyer majtas, pa parë aspak rrugën dhe ka marrë zvarrë aktorin.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult