E tmerrshme: Nëna e pa derisa i ekzekutohej djali, s’e lanë t’i afrohej…

Teksa jepte shpirt nëna u afrua ta shihte për herë të fundit djalin e vet, por nuk e lanë duke e kërcënuar. “Mos ju afro, lëre të dergjet si i paudhë qe ishte, ti s’je nënë e duhur, nëna e vërtet është Partia.”

Më poshtë e gjeni historinë e dhimbshme të Gjelosh Lulashit:

Gjelosh Lulashi lindi në Ndreaj të Shoshit të Dukagjinit më 02.09.1925.
Qysh në moshën 7-vjeçare ndoqi shkollat në Shkodër te Fretërit Minorë dhe pastaj në Seminarin Papnor Shqiptar Ushtarak, ishte edhe sekretar i Spitalit Ushtarak të
Shkodrës.
Nga të njohurit njihjej si një djalë i mirë dhe human. Kishte ndihmuar shumë të
varfër edhe pse ishte ajo hija e një “oficeri” të sapo diplomuar.
Drejtësia si njeri dhe besimi ndaj Zotit e çoi në kundërshtim me rrugën komuniste të diktaturës.
U arrestua dhe u burgos në Shkodër më 03.12.1945, u dënua me vdekje më 22.02.1946.
U pushkatua në Shkoděr, në orën 5 të mëngjesit, më 04.03.1946, në sytë e
nënës dhe u la aty, së bashku me Atë Danjel Dajanin S.I., Atë Giovanni Fausti-n S.I. Atë Gjon Shllakun O.F.M., Seminaristin Mark Çuni, të riun Qerim Sadiku e të tjerë.

Teksa jepte shpirt nëna u afrua ta shihte për herë të fundit djalin e vet, por nuk e lanë duke e kërcënuar. “Mos ju afro, lëre të dergjet si i paudhë qe ishte, ti s’je nënë e duhur, nëna e vërtet është Partia.”

*Marrë nga faqja në “Facebook” e Lori Sina

ObserverKult


Lexo edhe:

PREKËSE: MOTRA QË GËRMOI ME THONJ’ DHEUN PËR TA GJETUR TRUPIN E VËLLAIT QË IA EKZEKUTUAN KOMUNISTËT…

Emine Farka, lindi më 1910 në Tiranë, plot 3 vjet mbas lindjes së vëllait të madh, lbrahimit, i cili do të bëhej Nëntoger i Mbretërisë, me studimet e kryera në Romë.
Ardhja e saj në jetë mbas 3 vjetëve, u prit me hare dhe shumë dashuri nga gjiri familjar.
Më pastaj, do të lindte Xhemali, i cili u bë një gazetar i arrirë, ndaç në shtypin e shkruar
shqiptar, ndaç në gazetarinë fonike, si gazetar për Radion “Zëri i Amerikës” në Egiipt, edhe “Radio Bari” në ltali.

Ndërsa vëllai i vogël, Hasan Farka, u prek fort nga lufta e klasave, kështu nuk mundi ta
vazhdoi rrugën e gazetarisë dhe të artit, që e kishte fort për zemër. Disa shkrime të Hasanit, janë botuar në gazetat e kohës para ‘erës’ komuniste…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU