“Jam një pjesëtar i revoltës së Spaçit, i asaj revolte që ia tundi themelet, regjimit komunist të Enver Hoxhës për tre ditë e tre net.
U dënuan katër veta. Ata pa pikë turpi kanë pushkatuar edhe qenin. Krejt kjo sepse u bë bashkë me ne, duke ju hedhur policëve”.
Nuri Stepa ishte 28 vjeç në majin e vitit 1973. Ai mundi të dalë i gjallë, të tjerë jo.
Një fotografi bardhë e zi e Skënder Dajës, ish-i dënuar politik në kampin burg të Spaçit, shquhet mes dokumenteve krahas hartës së kampit.
Matanë është Gjet Kadeli. Autoriteti i Dosjeve ka mbajtur arkivitetin “Spaçi në Arkiva” në kuadër të 50-vjetorit të revoltës së vitit 1973 në kampin e punës së detyruar.
“Kjo ekspozitë, libri me rrëfime, tekstet për nxënësit e shkollave dhe dokumentari nuk do jenë akte përfundimtare të reahabilitimit të viktimave.
Shpresoj që secili prej nesh të dalë me përgjegjësitë e veta për t’u thelluar në punën e tij. Po ashtu të bëjë atë që mund të bëjë duke e ditur që e shkuara nuk mund të kthehet pas.
Ishte minierë që prej 17 vitesh, por më 1968 u krijua si kamp i punës së detyruar të të dënuarve.
Është edhe një faqe tjetër e narrativës për Spaçin që janë të pagjeturit.
Kemi një listë prej 48 vetash që nga kushtet, torturat, vetëvrasja nga dëshpërimi, vdekja nga shembjet e galerive apo dënimet kapitale, mbeten aty dhe nuk u dihen eshtrat”. Kështu u shpreh Gentiana Sula, kryetare e AIDSSH.
Revolta e Spaçit nisi kur një i dënuar që kishte refuzuar të dilte në punë ditën e diel, nuk pranoi të kthehej në birucë.
Përplasja 2 ditore kur të dënuarit politikë morën kontrollin e kampit burg u shua me hyrjen e ushtrisë.
Të dënuar dhe të papaguar që punuan për veprat kryesore në vend, përllogariten të kenë qenë një përfitim i madh për shtetin komunist.
“Nga viti 1968 deri në vitin 1991 gjithsej 23 vite, janë shfrytëzuar barbarisht rreth 2000 të dënuar dhe të ridënuar.
Përmes punës së tyre shtazarake dhe shfrytëzimit të saj janë prodhuar në këto vite, 2.82 milion ton bakër”, tha Gjergj Marku, Anëtar i Autorititetit.
Ashpërsimi i sistemit të drejtësisë nga para lufte në pas saj, del në pah nga statistikat që jep nëndrejtori i burgjeve, Femi Sufaj.
“Në vitin 1950 Shqipëria kishte 9800 të dënuar, paraburgosur e internuar.
Imagjinoni që në vitin 1936 në kohën e monarkisë ishin 1600 veta. Ndërsa në kohën e Luftës së Dytë Botërore kur presupozohet që represioni arriti kulmin kanë qenë 2600” , tha ai.
Të dënuarit e Spaçit punonin në minierë ku nxirrej bakër e pirit./balkanweb.com
ObserverKult
Lexo edhe:
EKSPOZITË NË ISH-BURGUN E SPAÇIT: PREZANTOHEN HISTORITË DHE VUAJTJET E ISH-TË BURGOSURVE TË DIKTATURËS
Historitë dhe vuajtjet në ish-burgun famëkeq të Spaçit në Mirditë, janë prezantuar nëpërmjet një ekspozite.
Kjo ekspozitë e quajtur “Fraktura” ka autor ish-të burgosurin politik Fatos Lubonja dhe artistin Ardian Isufi.
Brenda rrënojave të burgut, janë ekspozuar artefakte, instalacione. Gjithashtu kujtime, sende dhe dokumente.
Po ashtu në ekspozitë janë prezantuar edhe rrëfime të cilat tregojnë historinë e një institucioni. Pra që de jure ka pasur detyrën kryesore të administrojë vuajtjen e të burgosurve.
De fakto ka realizuar izolimin e plotë dhe ka tentuar asgjësimin e njeriut.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult