Biblioteka Kombëtare kujton akademikun Dhimitër Shuteriqi

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, përmes një ekspozite, përkujton akademikun Dhimitër Shuteriqin, në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta, duke sjellë në vëmendje të publikut trashëgiminë e tij të pasur si një studiues dhe historian të letërsisë, të traditave të hershme të shkrimit të shqipes dhe të folklorit.

Kërkimet e tij në këto fusha janë kurorëzuar me botimin e një korpusi veprash e studimesh, që hedhin dritë jo vetëm në fillimet e shkrimit shqip, por edhe në rrënjët e traditave letrare-kulturore, në procese e figura të shquara të letërsisë së humanizmit, të Mesjetës dhe të Rilindjes Shqiptare, duke vënë në qarkullim tekste të panjohura dhe ide të reja shkencore.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Sallën Shkencore./konica.al

ObserverKult


Lexo edhe:

DHIMITËR SHUTERIQI: GRATË MË KANË RËNË NË QAFË. KUR MË JANË VARDISUR, NUK KAM NGURRUAR!

Pjesë nga ditari i Dhimitër Shuteriqit

(pjesë nga ditari 4.12.1969)

***

Gratë më kanë rënë në qafë, kurse unë jo. Kam vuajtur nga një fare timiditeti ndaj tyre, në mos droje. Kur më janë vardisur, nuk kam ngurruar.

Mendoj se gratë janë po aq “të pabesa” sa dhe burrat, ndonëse përmbahen më shumë – i përmban syn i shoqërisë. Përpara Kantit të ishin njësoj fajtore, se “nieti” s’u mungon, ndonëse mund ta realizojnë shumë më pak se burrat. E kanë në instinkt që të kërkojnë të pëlqehen, të përkëdhelen, të bëjnë naze. Zbulojnë mishrat pa ardhur mirë pranvera dhe u pëlqen. Që te syri e te dora, natyrisht, rruga është e gjatë, po, kur paraqitet rasti, ajo shkurtohet në mënyrë aq të papritur, sa nuk ta pret mendja.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult