E tmerrshme: Shkatërrohet mulliri i Mato Grudës nga “Njeriu me Top” (Foto)

Mulliri i Mato Grudës nga filmi “Njeriu me Top” është totalisht i rrënuar. Auron Tare ka publikuar kohë më parë fotografi në “Facebook”, që tregojnë rrënimin e mullirit.

Sipas tij, nga imazhi i dikurshëm i filmit nuk ka mbetur më asgjë. por Tare pohon se me një fond modest ky vend mund të kthehet në një atraksion të vërtetë turistik.

“Mulliri i Mato Grudës nga filmi “Njeriu me Top” është totalisht i rrënuar. Rrepet janë tharë dhe nuk ka më ujë. Nga imazhi i dikurshëm i filmit nuk ka mbetur më asgjë.

Të gjithë e kujtojmë Sandër Prosin në rolin e famshëm të mullixhiut. Pak më tutje ku u vra Pinxho Kapella zallishtja është kthyer në një baltonine argjili.

Mulliri është shumë afër Banjave termale të Bënjës dhe me një fond modest mund të kthehet në një atraksion të vërtetë turistik.

Projekte të ngjashme, ku mullinjtë e vjetër po restaurohen janë bërë në veriun e Greqisë apo Maqedoni”, shkruan Auron Tare në Facebook.

————————

Lexo edhe: RITAKOHEN “MATO GRUDA” DHE “AGUSHI”, AKTORËT E FILMIT “NJERIU ME TOP” BËHEN BASHKË PAS 40 VITESH

Dy aktorët kryesorë të filmit “Njeriu me top”, Timo Flloko dhe Zef Bushati janë takuar sërish 40 vite pas xhirimeve. Foto është publikuar në ‘Facebook’ nga Bushati, i cili ka ndarë foton me kolegun e tij, ndërsa nuk kanë munguar as komentet pozitive nga ndjekësit.

“Me aktorin e madh të kinematografise Timo Flloko. Të dy aktorë tek filmi ‘Njeriu me top’. Timo- Mato Gruda, unë- Agushi Italiani. Mato dhe Agushi mbas 40 viteve”, shkruan…