E tmerrshme: Të propozosh dënim me vdekje për babain

Shkrimtari, njëkohësisht udhëheqësi i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Agron Tufa, ka publikuar letrat e dy vëllezërve që kanë kërkuar dënimin me vdekje të babait të tyre gjatë komunizmit.

Tufa tregon se ata janë kërcënuar nga ish-Sigurimi i Shtetit për të dhënë mendimin skandaloz dhe tragjik për fatin e babait të tyre.

Në vazhdim gjeni shkrimin e Tufës dhe letrat e vëllezërve:

TË PROPOZOSH DËNIM ME VDEKJE PËR BABËN TËND

Lexojeni letrën e mëposhtme se si i detyronte ish Sigurimi i shtetit bijtë, për të dënuar me vdekje baballarët e tyre.
Arsyeja është se të atit (mesues që nga koha e mbretnisë)i kanë gjetur një armë pa leje dhe disa revista e gazeta të “paraçlirimit”. Janë dy tekste letrash nga dy vellezer. Te parin e jap te plote, te dytin vetem fundin, se ne thelb ngjajne shume në permbajtje…