E tmerrshme: Tërhiqet zvarrë pas kalit e pastaj mbytet në ujëra të zeza

Famullitari i Kishës së Bogës, Dom Aleksandër Sirdani, u arrestua më 27 korrik 1948 pas një meshe që mbajti, me akuzën se kishte përmendur fjalën “re e zezë”… Lidhet dhe tërhiqet zvarrë nga Boga në Koplik dhe pas disa orësh tortura, mbytet në një pusetë të ujërave të zeza nga punonjësit e degës së Punëve të Brendshme.

Fati i klerikut katolik Aleksandër Sirdani duket gati i pabesueshëm. Prift që jetën iu kushtoi besimit dhe studimeve të thelluara të historisë së Shqipërisë, vdiq nën tortura në vitin 1948, një ditë pasi në kishë mbajti meshën e zakonshme.

Dom Aleksandri, në moshën 56-vjeçare, ishte emëruar famullitar në Bogë të Malësisë së Madhe, në vendin e tij të lindjes. Ishte periudha kur kishte shpërthyer një persekutim i egër, kryesisht në veri të vendit.

Kishte ekzekutime publike në masë, internime dhe tortura. Vëllai Aleksandrit, kleriku dhe shkrimtari i njohur Marin Sirdani, ishte një nga penat e shquara të kohës. Edhe ai më vonë u burgos e internua.

Jeta e Dom Aleksandrit do mbyllej në 27 korrik 1948, kur në kishën e drejtuar prej tij mbërritën punonjës të degës së brendshme të Shkodrës.

Në mënyrë demonstrative Dom Aleksandri lidhet dhe tërhiqet zvarrë pas një kali, nga Boga deri në Koplik, në postën e policisë. Dhuna vijoi edhe për disa orë të tjera, derisa e mbytën në ujërat e zeza.

Dëshmitë për këtë ngjarje të tmerrshme ishin të shumta në atë periudhë, pasi ky ekzekutim makabar ndodhi në sy të shumë njerëzve. Akuza për të cilën Dom Aleksandri u arrestua dhe torturua deri në vdekje i kapërcente kufijtë e qesharakes.

Ai mbajti një meshë në Bogë dhe u tha besimtarëve:

“Vëllazën e motra, nji re e zezë na ka mbulue, por mos u trembni, sepse edhe ajo do të kalojë e një re e bardhë do të vijë përsëri e na do të dalim përsëri në dritë si gurët e lumit mbas shiut kur dielli i shkelqen”, duke huazuar vargun e famshëm nga Eposi ynë i artë i Kreshnikëve.

Pa kaluar shumë orë nga kjo meshë, punonjësit e degës së Punëve të Brendshme e arrestuan, duke aluduar se ke thënë për komunizmin se: “është re e zezë”…

Atë Aleksandër Sirdani është një ndër 38 kleritkët shqiptarë që ka marrë dekretin e Lumturimit nga Papa Françesku./kujto.al

ObserverKult

Lexo edhe:

“PORTA E FERRIT” DHE MISTERET FATKEQE QË FSHIHEN PAS SAJ

Lexo edhe:

JORGO BLLACI: NUK SHIHESHIM DOT NË SY…

jorgo bllaci mbytet

Një mbrëmje si kjo, tek shëtisnim,
N’agim të rinisë të dy,
Nga turpi i puthjes s’guxonim të flisnim,
Nuk shiheshim dot në sy.

Po sot, pas kaq viteve ndarë,
Kur hasemi rrugës të dy,
A thua, nga turpi i puthjes së parë,
S’u shihkemi dot në sy?

ObserverKult

————–

Lexo edhe:

JORGO BLLACI: SI TI DHE UNË DIKUR KAM DASHURUAR