E trishtë, ndërron jetë shkrimtari që shiti mbi 140 milionë libra

Romanticieri i njohur, Wilbur Smith ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare në shtëpinë e tij. Smith botoi 49 romane gjatë gjithë karrierës së tij, duke shitur më shumë se 140 milionë kopje në mbarë botën.

Ky lajm i trishtë u bë i ditur përmes një deklarate ku flitet gjithashtu. Edhe për sukseset e autorit, të cilat janë të shumta. 

Romani i parë i Wilbur Smith, “Kur luani ushqehet”, botuar në vitin 1964, ishte një bestseller i menjëhershëm. Dhe secili prej romaneve të tij të mëvonshëm është paraqitur në top listat e bestsellerëve, shpesh në vendin e parë. Duke i dhënë autorit mundësinë për të udhëtuar larg në kërkim të frymëzimit dhe aventurës.

Në deklaratë thuhet se Smith ishte një “avokat i pasionuar i trillimeve aventureske”.

“Ai i ka transportuar lexuesit e tij në minierat e arit në Afrikën e Jugut, piraterinë në Oqeanin Indian. Thesarin e varrosur në ishujt tropikal, konfliktin në Arabi, Egjiptin e lashtë, Gjermaninë, Parisin, Indinë, Amerikën dhe Antarktikun. Duke ndeshur me tregtarë të pamëshirshëm diamanti dhe skllevërish si dhe gjuetarë të gjahut në xhunglat dhe shkurret e shkretëtirës afrikane.”

Për humbjen e këtij personazhi të njohur që ka dhënë një kontribut të madh në fushën e artit dhe letërsisë, ka folur dhe agjenti letrar i Smith-it, Kevin Conroy Scott, i cili tha:

“Wilbur Smith ishte një ikonë, shumë i dashur nga fansat e tij. Të cilët librat e tij ia kaluan brezave, baballarët te djemtë dhe nënat vajzave.”/tvklan.al

LEXO EDHE: NDËRROI JETË AKTORI I NJOHUR

Dean Stockwell, i njohur për rolin e tij në serialin ikonik të fillimit të viteve ’90, Quantum Leap, ka vdekur në moshën 85-vjeçare pas një karriere në aktrim që zgjati mbi 70 vjet.

Aktori vdiq në shtëpinë e tij, konfirmoi një përfaqësues i tij për “TMZ”.

Stockwell kishte luajtur së bashku me Scott Bakula në të 97 episodet e shfaqjes fantastiko-shkencore që u transmetua në pesë sezone nga viti 1989 deri në 1993.