E vërteta e vrasjes së 10 këshilltarëve të Hekalit në vitin 1943

Ka një ngjarje të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri që ende ka një version të çuditshëm por që në dritë kanë dalë fakte dhe detaje të reja.

Në dhjetor të vitit 1943 në fshatin Hekal të Mallakastrës u vranë 10 anëtarë të Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar.

Për këtë ngjarje gjatë regjimit komunist, në vitin 1979 u realizua edhe një film në të cilin ngjarja paraqitej si ekzekutim të bërë nga gjermanët me ndihmën e ballistëve dhe komandantit të tyre Kujtim Cakrani.

Por, në fakt e gjithë kjo histori rezulton të jetë e sajuar. Pas vitit 1990 kanë dalë në dritë fakte të reja që hedhin poshtë këtë version dhe që në të vërtetë ngjarjen e lidhin me një hakmarrje personale.

Avokati i njohur Kujtim Cakrani, nipi i Kujtim Cakranit që në atë kohë ishte komandant i Ballit dhe që akuzohet si pjesëmarrës në vrasje, ka kryer vet verifikime dhe investigime duke sjell versionin se gjithçka ka ndodhur si hakmarrje për vrasjen e dy vëllezërve të Isuf Hasanit nga Berishova.

Cakrani publikon një video me vendin, shkolla e fshatit, ku janë ekzekutuar 10 këshilltarët e Hekalit dhe që sipas tij është bërë nga vëllai i dy të vrarëve. Lexoni statusin dhe ndiqni videon!

Shkolla e fshatit Gorishov Mallakastër është mbajtur dhe mbahet nga propaganda komuniste si vendi ku janë pushkatuar 11 të cilësuar prej tyre si "Këshilltarët e Hekalit" dhe për vazhdojnë të akuzojnë Komandantin Nacionalist Kujtim Cakrani!Madje propaganda ka bërë edhe film ku tregon ushtarë Gjerman dhe ballistë që i marin dhe i pushkatojnë etj gënjeshtra fitimtarësh.E vërteta është krejt ndryshe?Dy vëllezërit e Isuf Hasani nga Berishova si çdo ditë kishin shkuar në arë të punonin tokën. Në fund të ditës të dy vëllezërit e tij u gjendën në mes të arës të pajetë, dhe u konstatua se ishin ekzekutuar.Për këtë Isuf Hasani akuzoj të ashtëquajturit "Këshilltarët Hekalit". Në këtë mënyrë këta u morën dhe u pushkatuan në shenjë hakmarrje personale dhe aspak politike ashtu siç partia dhe makineria propagandistike e saj e ka paraqitur dhe vazhdon të akuzoj Kom. Nacionalistë Kujtim Bektash Cakrani.Dëshmitarët janë aty shkoni i pyesni…po nuk duan se ju del e vërteta dhe bie miti ngritur prej 80 vjetësh…https://fjala.al/2020/08/29/e-verteta-e-vrasjes-se-10-keshilltareve-te-hekalit-ne-vitin-1943-versioni-i-ri-ne-nje-video/

Gepostet von Av Kujtim Cakrani am Freitag, 28. August 2020