“Ecim për Adrianën”, qytetarë e kolegë solidarizohen me aktoren që u diagnostikua sërish me tumor

Për nder të aktores Adriana Matoshi e cila u diagnostikua sërish me tumor në tru, u organizua ecja në sheshet e kryeqytetit. Numër i madh i qytetarëve, kolegë e familjarë kanë ecur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar”.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra tha se janë bërë bashkë për një grua të fuqishme, sië është Ardiana Matoshi.

“Unë jam bashku disa njerëzve të mi që sot kanë vendos të solidarizohen me ballafaqimin me të cilin po përballet mikja e kolegia po edhe një grua e zonja e Kosovës, Adriana Matoshi. Besoj në fuqinë e saj, besoj”.

Advije Ramadani, nga Prishtina tha për Adriana përveç si aktore edhe si person është shumë e mirë, raporton EO.

“Ma merr menja që e kryen me të mirë. Zoti e ka në dorë InshAllah sa më shpejtë i ndihmon”.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, aktorja Adriana Matoshi, njoftoi se pas nëntë vjetëve, i është rikthyer tumori në kokë. Në dedikimin e saj, ajo bëri me dije se pas rishfaqjes së këtij problemi shëndetësor, të mërkurën pritet të ketë ndërhyrjet e para për trajtim.

——————————————–

LEXO EDHE: ADRIANA MATOSHI RRËFEN SE I ËSHTË KTHYER TUMORI, 9 VJET PASI E FITOI BETEJËN ME TË

Aktorja Adriana Matoshi ka ndarë një lajm të dhimbshëm në mediat sociale. Duke rrëfyer se i është rithyer tumori në tru. 9 vjet më parë ajo u përball për herë të parë me sëmundjen e frikshme dhe arriti ta mposhtte, duke e kthyer gjithë dhimbjen në forcë dhe në shpresë për të gjithë.

Por sëmundja i është rikthyer dhe aktorja e ka ndarë lajmin me ndjekësit duke shkruar mes të tjerash:

“Tash 9 vite më vonë, duke mos pushuar kurrë sa duhet, më kapi lodhje prej angazhimeve të mia të shumta. Stresi i akumuluar brenda, mbingarkesat, krejt këto më bënë të mendoj që e kam trepuar. Ia kam thyer limitet vetes. Po aty e kuptova që tumori në tru ishte rikthyer prapë.

Me misionin e njejtë prapë po më duhet të tregoj që koha është tepër e vlefshme edhe duhet të kaloj më shumë kohë me prindërit e mi, fëmijët e mi, të dashurin tem, me krejt shoqërinë, kolegët e njerëzit që dua pa kushte. Gjithçka po e dua më shumë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU