ObserverKult ua sjell disa thënie të Umberto Ecos:
Edhe budallai mund të thotë ndonjë gjë të zgjuar, por për arsye të gabuara.
Urtësia nuk qëndron në shkatërrimin e idhujve, por në moskrijimin e tyre.
Ekzibicionisti nuk na lejon të injorojmë turpin e tij.
Kur hyn në mes zotërimi i gjërave tokësore, vështirë që njerëzit të gjykojnë drejt.
Asgjë nuk i jep më shumë guxim të tremburit se frika e tjetrit.
Dashuria e vërtetë dëshiron të mirën e të dashuruarit.
Mund të thuhen edhe gjëra të gabuara, mjafton që arsyet të jenë të drejta.
Mungesa është për dashurinë, ashtu si era është për zjarrin: shuan flakët e vogla, por ndez të mëdhatë.
Asgjë nuk i jep një njeriu të frikësuar më shumë kurajë, sesa frika e një tjetri.
ObserverKult