Edhe Kosova bëhet me Festival të Këngës

RTK-ja gjatë këtij viti do të themelojë orkestrën e saj dhe poashtu do të organizojë edicionin e parë të Festivalit të Këngës. Këto aktivitete janë pjesë e një memorandumi më të gjerë bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës që u nënshkrua nga të dyja institucionet.

Nënshkrimi i këtij memorandumi u bë pas disa muajsh bisedimesh, i filluar nga qershori i vitit 2022, ndërmjet MKRS-së dhe drejtuesve të RTK-së, duke marr për bazë edhe modelet e transmetuesve të tjerë publik.

Ky bashkëpunim i mundëson RTK-së që të zgjerojë mbulimin e aktiviteteve kulturore anekënd Kosovës dhe për realizimin në praktikë të synimeve të Bordit dhe Menaxhmentit për shndërrimin e RTK4, në RTK Art. Me këtë memorandum, RTK do të rris kapacitetet e saj të produksionit dhe do të jetë edhe më afër artdashësve.

ObserverKult


Lexo edhe:

ADI KRASTËS I BESOHET FESTIVALI I KËNGËS NË RTK

ObserverKult