Edhe një paralajmërim nga Tifozat Kuq e Zi: Nuk do të ndalemi…

Tifozat Kuq e Zi kanë njoftuar se sot kanë ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë së Korçës.

Sipas njoftimit, ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregoviqin.

”Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE: Ardhja e këngëtarit Goran Bregoviq në Shqipëri, revoltohen këngëtarët shqiptarë: Bojkotojeni!