Edhe një sukses: Dua Lipa, pjesë e filmave të Hollivudit

Duket se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa do t’i bashkohet aktorëve si Margot Robbie dhe Ryan Gosling në filmin e shumëpritur me titull “Barbie”. Ky film pritet të dalë në korrik të këtij viti.

Në film do të shohim historinë e kukullës ikonike bionde e cila ka bërë për vete tërë botën që nga lansimi i parë i lodrave për fëmijë në vitin 1959.

Pavarësisht sa kohë kalon, Barbi vazhdon të jetë një ndër figurat me të cilat vajzat janë rritur duke pasur një ndikim në standardet e bukurisë, stilin dhe mënyrën sesi shohin veten.

Së fundi në platformat “Instagram” dhe “Twitter” u publikua lista me emrat e aktorëve pjesëmarrës dhe krahas Dua Lipës, Margot Robbie-t dhe Ryan Gosling do të shohim Will Ferrell, Issa Rae, America Ferrera, Helen Mirren dhe Michael Cera ndër të tjerë. Edhe princesha e popit ndau me fansat një postim në rrjetet e saj sociale ku ajo dukej si një sirenë me flokë blu dhe shkroi: “Barbi im është një sirenë blu.”

Nuk e dimë ende, shkallën e përfshirjes së Duas në këtë projekt, përveç faktit se ajo ka regjistruar një pjesë të këngëve që do të bëhen pjesë e filmit.

Deri tani, qasja e regjisores Greta Gerwig për “Barbie-n” është satirik ndaj mezi presim të shohim mënyrën sesi ky personazh së bashku me të dashurin e saj Ken do të interpretohen nga yjet. /Living.al

ObserverKult


dua lipa

Lexo edhe:

DUA LIPA FLET ME KRENARI PËR KADARENË NË LONDËR: PËRMES TIJ MËSOVA PËR FRYMËN E REZISTENCËS SHQIPTARE

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e ftuar në ceremoninë e çmimeve “Booker” në Londër i ka bërë jehonë shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Ajo theksoi se leximi e ka ndihmuar atë të kalonte kohët e ‘tensionuara’ në turne dhe të lidhej me trashëgiminë e saj.

Lipa, së fundmi ishte e ftuar në ceremoninë e çmimeve “Booker” në Londër.

Në fjalën e saj, ylli botëror edhe kësaj radhe foli me krenari për prejardhjen e saj. Ndërsa ka përmendur edhe shkrimtarin e njohur Ismail Kadare.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult